LAJMI I FUNDIT:

Tenistët e klubit “HotShot” rrëmbejnë çmimet kryesore në turneun “Albanian Bowl”

Tenistët e klubit “HotShot” rrëmbejnë çmimet kryesore në turneun “Albanian Bowl”

Fundjavën e kaluar në Shqipëri, përkatësisht në qytetin e Shkodrës është zhvilluar turneu tradicional i tenisit “Albanian Bowl”, ku pjesëmarrës në këtë turne ishte edhe Klubi i Tenisit nga Gjakova, “HotShot”, duke arritur edhe njëherë suksese të jashtëzakonshëm me teniserët e klubit që garuan në këtë turne.

Pavarësisht konkurecës së madhe në këtë turne, ku morën pjesë gjithsej 92 garues të të gjitha trevave shqiptare, çmimi i parë i këtij turneu u takoi pikërisht tenisteve Diora Gjoka dhe Olea Gjoka, nga Klubi i Tenisit “HotShot”.

I lumtur me arritjen e klubit u shpreh edhe trajneri Art Baruti, i cili tha që kjo ekperiencë ndikon edhe në motivimin e teniserëve të rinj.


“Jemi më tepër se të lumtur me sukseset që i kemi arritur pasiqë Diora Gjoka dhe Olea Gjoka, arritën vendet e para duke u shpallur kampione, po ashtu edhe teniseri Kaon Baruti arriti vendin e katërt në kategorinë e tij, çmime këto që bënë që klubi ynë të ishte klubi më i sukseshëm në këtë turne, pasiqë arritëm t’i fitojmë 2 nga 11 kategoritë që u zhvilluan, ku kjo ishte një eksperiecë që ju dha edhe një dozë motivimi teniserëve të rinj”, ka thënë Baruti për Telegrafin.

Ndër të tjera, Baruti u shpreh se tenistët e KT “HotShot” po vazhdojnë të përgatiten edhe për garat në vazhdim duke synuar që të tregohen sa më të suksesshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Premier League
Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Ligat tjera
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori