LAJMI I FUNDIT:

“Në shërbim të KEDS”, aksion simbolik para ZRrE-së kundër rritjes së çmimit të energjisë

“Në shërbim të KEDS”, aksion simbolik para ZRrE-së kundër rritjes së çmimit të energjisë

Aktivistë të grupit “Asnji Cent Ma Shumë” kanë organizuar sot një aksion simbolik para zyrave të Zyrës Rregullatorit të Energjisë së Kosovës (ZRRE), pas paralajmërimit për shtrenjtim të energjisë elektrike prej 15 për qind.

Aktivistët po kërkojnë rishikimin e çmimeve të energjisë dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, duke kërkuar që tarifa të mos rritet.

“Në shërbim të KEDS” – ishte shiriti që u vendos tek dera e zyrës së ZRrE-së.


Përmes këtij aksioni ata u shprehën se janë kundër rritjes së çmimeve të energjisë dhe kërkuan veprime konkrete nga institucionet për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu ka njoftuar se pritet një rritje prej rreth 15 për qind në tarifat e energjisë për konsumatorët fundorë.

“Stafi i ZRrE-së i ka marrë në shqyrtim këto aplikacione, i ka shqyrtuar dhe ka dalë me një raport konsultativ, ku fton të gjitha palët që deri më datën 28 shkurt t’i dorëzojnë komentet e tyre lidhur me raportin konsultativ në mënyrë që edhe bordi i ZRrE-së, por edhe stafi profesional i ZRrE-së t’i shqyrtojnë dhe t’i propozojnë bordit për aprovim. Në këtë propozim afërisht sipas këtij draft raporti, pritet të ketë rritje të tarifave te konsumatorët fundor rreth 15 për qind. Faktorët kryesisht që kanë ndikuar në propozimin për rritje të tarifave janë çmimet enorme të importit, rrjedhimisht edhe sasia e importit…Çmimi i importit i realizuar për vitin e kaluar është mbi 150 euro për megavat orë”, thotë Fejzullahu. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kosova dhe Maqedonia e Veriut drejt integrimit ekonomik, sfidat dhe mundësitë

Kosova dhe Maqedonia e Veriut drejt integrimit ekonomik, sfidat dhe mundësitë

Ekonomi
​Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë “befas” bizneset në Kosovë

​Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë “befas” bizneset në Kosovë

Ekonomi
Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Ekonomi
Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Ekonomi
Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

Ekonomi
Kalo në kategori