LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy persona në Pejë, dyshohet se gjuajtën me armë zjarri – sekuestrohet një sasi e armëve

Arrestohen dy persona në Pejë, dyshohet se gjuajtën me armë zjarri – sekuestrohet një sasi e armëve

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri të dielën rreth orës 08:00 në fshatin Dollc të Klinës.

Sipas një njoftimit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës bëhet e ditur se policia gjatë kontrollit tek të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe fishekë.

“Arrestohen dy persona tё dyshuar për veprat penale ‘mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve’, ‘pёrdorim i armёs’. Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Klinё, me datën 23.03.2025, rreth orёs 08:00, ka pranuar informatё se nё fshatin Dollc-Klinё, ka tё shtёna me armё. Policia menjëherë ka shkuar nё atё lokacion dhe kanё identifikuar vendin e ngjarjes ku gjatё bisedёs me tё dyshuarin i njëjti nuk ka pranuar se ka shtёnё me armё. Pas kontrollit nga Policia janё gjetur disa gёzhoja, e mё pas janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё armё automatike AK47, njё karikator i tё njëjtёs armё, 183 fishekë kal: 7.62×39, gjashtё gёzhoja kal:7.62×39”, thuhet në njoftim.


Po ashtu siç thuhet në njoftim nё vazhdën e hetimve nga hetuesit e Stacionit Policor Klinё, nё tё njëjtin lokacion janё gjetur dhe janë sekuestruar: njё mortajё dore 69/40, njё karikator i AK47, 34 fishekё 7.62×39, nёntё fishekë kalibër i panjohur.

Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr të prokurorit tё shtetit, janё ndaluar pёr 48 orё. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Drejtësi
Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Ish-ministri britanik: Lëvizje e mençur njohja e Kosovës nga Kenia, Vuçiq - kukulla e Putinit

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Tërnava uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Tërnava uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Lajme
Kalo në kategori