Usha Vance, gruaja e zv.presidentit amerikan JD Vance, do të udhëtojë në Grenlandë këtë javë, ndërsa presidenti Donald Trump i përmbahet idesë së një aneksimi nga SHBA të territorit strategjik, gjysmë autonom danez.
Vance do të vizitojë Grenlandën të enjten me një delegacion amerikan për të vizituar vendet historike, për të mësuar rreth trashëgimisë së territorit dhe për të marrë pjesë në garën kombëtare të qenve, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Delegacioni do të kthehet në SHBA më 29 mars.
Këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz, dhe sekretari i energjisë, Chris Wright, do të udhëtojnë gjithashtu në Grenlandë, duke vizituar një bazë ushtarake amerikane në Grenlandë, tha një zyrtar amerikan.
Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Trump e ka bërë aneksimin e Grenlandës nga SHBA-ja në një “pikë kryesore” që nga marrja e detyrës për herë të dytë më 20 janar dhe ka thënë se do të bëhet pjesë e SHBA-së “në një mënyrë apo në tjetrën”.
Duke folur të dielën për gazetën grenlandeze Sermitsiaq, kryeministri i Groenlandës, Múte Egede, tha se vizita e Waltz ishte një “provokim”.
“Qëllimi i vetëm është të na tregohet një demonstrim fuqie dhe sinjali është të mos keqkuptohemi”, tha ai.
“Ai është këshilltari konfidencial dhe më i afërt i Trump, dhe vetëm prania e tij në Grenlandë sigurisht që do t’i bëjë amerikanët të besojnë në misionin e Trump dhe presioni do të rritet pas vizitës”.
Vendndodhja strategjike e Grenlandës dhe burimet e pasura minerale mund të jenë një përfitim për SHBA-në.
Ai rajon shtrihet përgjatë rrugës më të shkurtër nga Evropa në Amerikën e Veriut – jetike për sistemin e paralajmërimit të raketave balistike amerikane.
Megjithatë, qeveritë e Grenlandës dhe Danimarkës kanë shprehur kundërshtime ndaj një lëvizjeje të tillë.
Qeveria e Grenlandës, e cila është në një periudhë të përkohshme pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 marsit të fituara nga një parti që favorizon një qasje të ngadaltë ndaj pavarësisë nga Danimarka, nuk iu përgjigj kërkesave për komente.
Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha në një koment me shkrim duke reaguar ndaj lajmeve të vizitës se “kjo është diçka që ne e marrim seriozisht”.
Ajo tha se Danimarka dëshiron të bashkëpunojë me SHBA-në, por duhet të jetë bashkëpunim i bazuar në “rregullat themelore të sovranitetit”.
Ajo shtoi se dialogu me SHBA-në lidhur me Grenlandën do të zhvillohet në koordinim të ngushtë me qeverinë daneze dhe qeverinë e ardhshme të Grenlandës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit – dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit – imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Kaos në autostradat e Kalifornisë – një burrë vodhi kamionin, përplas 13 vetura gjersa ikte nga policia

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Mijëra kafshë theren pas shpërthimit të një sëmundjeje në Hungari dhe Sllovaki

Aeroplani përplaset në një shtëpi në Minnesota

Dodik raportohet se ka ikur në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler