Tableta për larjen e enëve në tualet? Ekspertët shpjegojnë se për çfarë mund ta përdorni

Kur është koha për të trajtuar banjën ose për pastrimin, filloni duke hedhur një tabletë pjatalarëse në guacën e tualetit
Tabletat e enëlarëses janë krijuar për të trajtuar ujin e fortë, njollat dhe yndyrat e ushqimit, kështu që nuk është çudi që shumë njerëz i përdorin ato edhe për të pastruar lavamanin dhe guacën e WC-së.
Por a e dini se çfarë mund të pastrohet me vetëm një tabletë?
Furra
Heqja e mbetjeve të ushqimit nga furra është gjithmonë e vështirë, veçanërisht kur bëhet fjalë për shtresat e djegura. Përdorni një tabletë pjatalarëse të njomur në ujë të ngrohtë për të pastruar me lehtësi xhamin dhe derën e furrës dhe për të rivendosur shkëlqimin e tyre të vjetër, sipas The Kitchn, përcjell Telegrafi.
Tenxheret dhe tiganët
Në të njëjtën mënyrë që funksionon në dyert e furrës, tabletat e enëlarëses pastrojnë në mënyrë efektive tiganët dhe tenxheret në të cilat është djegur ushqimi.
Njollat e kafesë dhe çajit
Këto njolla nuk hiqen lehtë dhe mund të duken sikur do të zgjasin përgjithmonë, por gjithçka që ju nevojitet është ujë i ngrohtë (mbushni enën 3/4 plot) dhe hidhni në ujë një tabletë pjatalarëse. Pas një ore, thjesht duhet të jeni në gjendje të shpëlani çdo njollë me ujë të nxehtë. Këtë truk mund ta provoni edhe në vazo lulesh, bokall dhe shishe!
Lavamani
Është e mahnitshme se sa shpejt mund të ndotet fundi i një lavaman. Gërvishtjet nga tenxheret dhe tiganët, si dhe njollat nga lëngjet e errëta, mund të bëjnë që edhe lavamani më i pastër të duket i lënë pas dore. Thjesht derdhni pak ujë të ngrohtë në lavaman dhe fshijeni atë me një tabletë pjatalarëse. Pas disa minutash, shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Tualeti
Kur të jetë koha për të pastruar banjën, filloni duke hedhur një tabletë pjatalarëse në tasin e tualetit. Ndërsa është duke u shkrirë, ju mund të pastroni lavamanin, dyshemenë dhe dushin, duke e lënë tualetin për të fundit. Në këtë mënyrë, tableta do të ketë kohë për të vepruar, ndërsa pastrimi i tualetit do të jetë shumë më i lehtë. Ju gjithashtu mund të përdorni tableta për të hequr njollat e mbetura nga uji i fortë.
Koshi i plehrave
Koshat e plehrave mund të jenë shumë të pistë, por nuk duhet të jenë. Fshirja e rregullt e mbetjeve të ushqimit ndihmon në ruajtjen e higjienës, por është mirë që t’i pastroni ato tërësisht të paktën dy herë në vit. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë? Mbushni kovën sa më shumë të jetë e mundur me ujë të ngrohtë dhe shtoni një tabletë pjatalarëse. Prisni që të shpërndahet, më pas lëreni për një orë tjetër përpara se ta shpëlani me ujë të nxehtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesë zhurmat e shtëpisë që nuk duhet t'i injoroni kurrë
Letrat erotike, një marifet tjetër për të ngjallur dëshirën seksuale
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler