Ai dikur konsiderohej si një reformator që donte të udhëhiqte Republikën Srpska në Evropë. Sot Milorad Dodik është në listën e zezë të SHBA-së dhe po ndiqet penalisht nga prokuroria boshnjake.
Milorad Dodik lindi në vitin 1959 në një familje fermere pranë qytetit të Banja Lukës në veriperëndim të Republikës së Bosnjë-Hercegovinës, e cila në atë kohë ishte pjesë e Jugosllavisë socialiste.
Ai studioi shkenca politike në kryeqytetin e atëhershëm jugosllav, Beograd dhe më pas punoi në një pozitë udhëheqëse në administratën e komunës së tij deri në vitin 1990.
Në zgjedhjet e para shumëpartiake në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990/91, Dodik u zgjodh deputet në Parlamentin e Bosnjë-Hercegovinës.
Atje ai angazhohej për bashkëjetesën e grupeve të ndryshme etnike dhe një të ardhme të përbashkët evropiane për Bosnjë-Hercegovinën.
Kjo i dha atij reputacionin e një tradhtari në mesin e serbëve nacionalistë.
Në të njëjtën kohë, Dodik themeloi një fabrikë mobiljesh, por ajo shpejt dështoi.
Kundërshtarët politikë ende e akuzojnë atë për kontrabandë cigaresh dhe karburantesh gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë nga viti 1992 deri në 1995. Këto akuza nuk u vërtetuan kurrë.
Pas Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, e cila i dha fund luftës, në fund të dhjetorit 1995, Dodik themeloi partinë e tij, të cilën e quajti Socialdemokratët e Pavarur (SNSD).
Fillimisht, ai u dallua si një reformator në pjesën e mbizotëruar nga serbët e Bosnjë-Hercegovinës, “Republika Srpska” (RS).
Kundërshtarët e nacionalistëve
Në atë kohë, Dodik hodhi poshtë hapur politikat nacionaliste të Partisë Demokratike Serbe (SDS), e cila më parë kishte qeverisur RS.
Ai mbrojti një Bosnjë multietnike dhe bëri thirrje publikisht për arrestimin e politikanëve si presidenti i RS i kohës së luftës, Radovan Karaxhiq dhe komandanti ushtarak serb, gjenerali Ratko Mlladiq.
Të dy u akuzuan për krime të rënda lufte dhe më vonë u dënuan nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë.
Ky qëndrim ishte shumë i rrallë tek politikanët serbë në atë kohë.
“Dodik ishte i guximshëm dhe pragmatik, gjë që e bëri atë të popullarizuar, veçanërisht me amerikanët”, thotë Tanja Topiq, vëzhguese politike nga Banja Luka, kryeqyteti i sotëm i RS.
“Por sot ai sheh të njëjtët kriminelë lufte si heronj kombëtarë dhe e përshkruan B-H si një krijesë të panatyrshme të komunitetit ndërkombëtar”.
Një shtet – dy “entitete”
Bosnjë-Hercegovina, e krijuar nga Marrëveshja e Dejtonit, me rreth 3.2 milionë banorë, është një shtet i decentralizuar.
Ajo në thelb përbëhet nga dy njësi, të ashtuquajturat entitete: Federata e Bosnjë-Hercegovinës, e cila është e populluar kryesisht nga boshnjakë myslimanë dhe kroatë të Bosnjës, dhe Republika Srpska, e cila është e banuar kryesisht nga serbët e Bosnjës.
Përveç Presidencës Shtetërore prej tre anëtarësh, shteti ka një Parlament me dy dhoma.
Të dy entitetet kanë secila edhe parlamentet dhe presidentët e tyre.
Që nga viti 1996, ngjarjet politike në Bosnje janë monitoruar nga Përfaqësuesi i Lartë (HR) si përfaqësues i komunitetit ndërkombëtar, i cili gjithashtu mund të ushtrojë njëfarë pushteti shtetëror.
Për shembull, HR mund të shkarkojë politikanët që shkelin Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Që nga gushti 2021, HR është politikani gjerman i CSU-së, Christian Schmidt.
Me mbështetje masive nga Perëndimi, Dodik u bë kryeministër i Republikës Srpska, në 1998. Ai mori mbështetje edhe nga Serbia fqinje nën presidentin Slobodan Millosheviq.
Sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright e vlerësoi Dodikun në atë kohë si “një frymë e pastër” dhe si një partner për stabilitetin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.
“Ai udhëhoqi me mençuri RS-në nëpër kohë të vështira dhe ishte i përkushtuar ndaj zhvillimit ekonomik”, tha Albright.
Ajo theksoi edhe rolin e Dodikut në pajtimin dhe përparimin në B-H.
Nga i dashur i të gjithëve, tek përçarës
“Vitet 1997/98 e deri në 2007 u shënuan nga një ndërhyrje e madhe ndërkombëtare në Bosnje”, shpjegon gazetari Zarko Markoviq nga Banja Luka.
Ndërsa “Dodik ishte aq i çmendur sa të pranonte postin e kryeministrit në këtë kaos”.
Kjo lloj çmendurie e përzier me një pjesë të madhe pragmatizmi e karakterizon sundimin e tij deri në ditët e sotme.
Por si u bë politikani i respektuar botërisht i politikani më i tmerrshëm i Ballkanit Perëndimor?
Dodik shërbeu si kryeministër i Republika Srpska nga viti 1998 deri në 2001.
Ai e mbajti këtë detyrë përsëri nga viti 2006 deri në 2010. Më pas u bë president i RS.
Por pasi fitoi pushtetin absolut në zgjedhje, ai ndryshoi kursin e tij dhe filloi fushatën për pavarësinë e Republikës Srpska.
Shpesh fltet edhe për një referendum që do t’i siguronte atij legjitimitetin e nevojshëm.
Sundimtari i vetëm
Për herë të parë, ai mbajti një referendum për pavarësinë e Republika Srpska nga Bosnja në janar 2016 – edhe pse Gjykata Kushtetuese përgjegjëse në Sarajevë e kishte shpallur më parë votimin të paligjshëm. Rezultati nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm, por ai çimentoi autoritetin në njësinë “e tij” dhe tregoi aftësinë e tij për t’u përshtatur me rrethanat politike.
Dodik krijoi një rrjet aleatësh politikë që e lejuan të dominonte institucionet e RS, të shkatërronte opozitën dhe të ndërtonte një imazh për veten e tij si lideri i padiskutueshëm i serbëve të Bosnjë-Hercegovinës.
Në vitin 2018 ai u bë anëtar i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, e më pas përsëri president i Republika Srpska në 2022.
Shkëputja dhe nacionalizmi
Që atëherë, Dodik ka ndjekur një politikë secesioniste dhe ka kërkuar bashkimin e Republika Srpska me Serbinë fqinje.
Kjo çoi, ndër të tjera, në sanksione kundër tij nga SHBA dhe Britania e Madhe.
Në të njëjtën kohë, ai forcoi marrëdhëniet e RS me shtetet me qeveritë kritike për BE-në si Hungaria, Serbia dhe Rusia, duke humbur kështu mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Përplasja e hapur me qeverinë qendrore të Bosnjë-Hercegovinës dhe komunitetin ndërkombëtar u zhvillua në vitin 2023.
Në atë kohë, Dodik nënshkroi dy ligje që përcaktonin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të B-H dhe përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt nuk do të respektoheshin në Republika Srpska.
Për këtë, ai u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të veprimtarisë politike nga Gjykata Federale e Bosnjë-Hercegovinës më 26 shkurt 2025. Por aktgjykimi nuk është ende i plotfuqishëm. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit – dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit – imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Kaos në autostradat e Kalifornisë – një burrë vodhi kamionin, përplas 13 vetura gjersa ikte nga policia

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Mijëra kafshë theren pas shpërthimit të një sëmundjeje në Hungari dhe Sllovaki

Aeroplani përplaset në një shtëpi në Minnesota

"Tërmeti më i fortë në 100 vjet" - rritet numri i të vdekurve nga lëkundjet shkatërruese në Myanmar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler