LAJMI I FUNDIT:

PDK kundër shtrenjtimit të energjisë, paralajmëron kundërshtim ligjor të vendimit

PDK kundër shtrenjtimit të energjisë, paralajmëron kundërshtim ligjor të vendimit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë sot në një konferencë për media se paralajmërimi për shtrenjtimin e serishëm të çmimit të energjisë elektrike, do të dëmtojë rëndë qytetarët dhe bizneset kosovare.

Shala tha se qeveria aktuale, në emër të liberalizimit të tregut po favorizon një grup të vogël të tregtarëve të energjisë, duke vënë barrën më të rëndë mbi familjet dhe bizneset kosovare.

“Vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për të detyruar bizneset të paraqiten në KEDS për tregun e hapur do të krijojë pasiguri dhe vështirësi të mëdha për ta. Për më tepër, mungesa e konkurrencës reale në tregun e energjisë do të thotë vetëm një gjë: çmime më të larta dhe kushte më të pafavorshme për konsumatorët”, tha Shala.


Në 5 vitet e fundit, qytetarët e Kosovës janë përballur disa herë me shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike, të cilin kjo qeveri nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta ndalur.

“Përkundrazi, duke u fshehur pas terminologjisë së “liberalizimit të tregut”, ajo po e shtyn një skenar të rrezikshëm që rëndon mbi familjet dhe ekonominë e vendit”, tha Shala.

Deputeti Shala duke përmendur pasojat e vendimeve të qeverisë aktuale në 5 vitet e fundit në sektorin e energjisë, tha se familjet kosovare po përballen me rritje të faturave të energjisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e mirëqenies së tyre.

Haradinaj: Rritja e tarifave të energjisë, goditje për qytetarët dhe pasurim për klikën e Kurtit
Lexo po ashtu Haradinaj: Rritja e tarifave të energjisë, goditje për qytetarët dhe pasurim për klikën e Kurtit

“Bizneset po detyrohen të hyjnë në një treg të paqëndrueshëm, pa alternativa reale dhe me rrezikun e rritjes së kostove operacionale. Asnjë garanci nuk është dhënë se ky proces do të sjellë shërbime më cilësore për konsumatorët. Kjo rritje do të reflektojë edhe në një inflacion të lartë, veçanërisht për prodhimin vendor. Për Kosovën, ku tregu energjetik ka qenë shpesh subjekt i manipulimeve dhe skandaleve, ky hap është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm”, tha Shala.

Ai tha se PDK nuk është kundër reformave dhe zhvillimit të tregut të energjisë, por ato duhet të ndodhin në kushte të drejta dhe transparente, ku interesi i qytetarëve dhe bizneseve vendore të jetë prioritet.

“Kjo do të thotë garantim i konkurrencës së vërtetë në treg, me më shumë furnizues dhe oferta të qarta për konsumatorët. Shtimin e kapaciteteve të reja prodhuese për të siguruar stabilitet dhe pavarësi energjetike. Krijimin e një mekanizmi mbrojtës për konsumatorët e ndjeshëm, për të shmangur goditjet e papritura në ekonomi familjare dhe biznese”, tha Shala.

Qeveria aktuale, sipas Shalës duhet të ndalojë menjëherë këtë politikë të dëmshme dhe të ndërmarrë hapa konkretë për mbrojtjen e konsumatorëve.

“Ne nuk do të lejojmë që familjet dhe bizneset kosovare të jenë viktimat e radhës të eksperimenteve të gabuara ekonomike. Partia Demokratike e Kosovës do të përdorë të gjitha mjetet institucionale dhe ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim të padrejtë, përfshirë kontestimin e tij në Gjykatën Kushtetuese”, tha Shala./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Ekonomi
Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Ekonomi
Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Ekonomi
Bëhuni me Kia XCeed -Oferta ekskluzive me 0% interes, 3000€ zbritje dhe 7 vjet garancion

Bëhuni me Kia XCeed -Oferta ekskluzive me 0% interes, 3000€ zbritje dhe 7 vjet garancion

Ekonomi
Pranvera pranë bregdetit të Shëngjinit përjetohet vetëm në Resortin “Holiday in 2”

Pranvera pranë bregdetit të Shëngjinit përjetohet vetëm në Resortin “Holiday in 2”

Ekonomi
Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

Ekonomi
Kalo në kategori