LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e SHBA-së: Poseduesit e vizave amerikane të respektojnë rregullat, ose do të dëbohen

Ambasada e SHBA-së: Poseduesit e vizave amerikane të respektojnë rregullat, ose do të dëbohen

Departamenti Amerikan i Shtetit është i përkushtuar ta bëjë Amerikën më të sigurtë përmes politikave më kërkuese.

Një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët, duke garantuar sigurinë dhe integritetin e kombit tonë, shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë në faqen e saj në rrjetet sociale.

“Ne po i kontrollojmë mbajtësit e vizave amerikane për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat në SHBA”, shkruan ambasada.


Tutje thuhet se kush nuk i respekton rregullat so do të dëbohen nga territori amerikan.

Ne do ua revokojmë dhe do i dëbojmë nga territori amerikan në rast se ata nuk respektojnë rregullat”, përfundon deklarata e ambasadës./Telegrafi/