BDI: Kabareja “Puls” ishte mbyllur nga DAP në muajin dhjetor, Prokuroria qëllimisht po i shmang disa pista hetimi

Diskoteka Puls ku ndodhi tragjedia me zjarrin në Koçan, ka pasur llogari të bllokuar nga Drejtoria e të Ardhurave Publike në muajin dhjetor të vitit 2024, mirpo e njejta ka funksionuar normalisht pavarësisht bllokimit, kështu thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, duke aluduar në lëshime institucionale që sollën deri tek tragjedia.
Nga BDI kërkojnë hetim të plotë të rastit duke kërkuar fajin aty ku realisht ka lëshime.
Sipas tyre dikush ka ndikuar që ajo kabare të punojë lirshëm pavarësisht bllokimit, ndaj këtë e quajnë si keqpërdorim të detyrës zyrtare nga njerëz të institucioneve.
Reagimi i plotë:
KUMTESË: Roli i DAP
Faji të kërkohet aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj dhe lidhje shkak- pasojë me rastin tragjik.
Ndërsa dalin në pah fakte të reja lidhur me tragjedinë në Koçan, dyshimet mbi profesionalizmin dhe besueshmërinë e institucioneve përgjegjëse për hetimin dhe procesin e përcaktimit të përgjegjësisë po bëhen gjithnjë e më të theksuara.
Përgjegjësia duhet të ekzistojë dhe të përcaktohet qartë aty ku është.
Megjithëse MPB ka ngritur kallëzime penale dhe Prokuroria Publike formalisht ka nisur hetime, drejtimi dhe shtrirja e tyre shkaktojnë shqetësime serioze për shkak të shmangies së dukshme të disa pistave kyçe të rastit, të cilat duket se janë lënë qëllimisht jashtë ose kufizuar me vetëdije.
Në këtë kontekst, është e domosdoshme të ngrihet çështja e rolit dhe përgjegjësisë së Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) në gjithë këtë situatë.
Sipas informacioneve të publikuara nga hetimet e mediave, kabareja “Puls” ishte zyrtarisht e mbyllur dhe e vulosur nga DAP në gjysmën e dytë të dhjetorit 2024, për shkak të shkeljeve të konstatuara lidhur me moslëshimin e faturave fiskale.
Megjithatë, pavarësisht faktit që kompania që menaxhonte diskotekën, “MMM Kafe DOOEL Koçan”, kishte llogarinë e bllokuar që nga korriku i vitit 2024, ajo sërish rifilloi punën shumë shpejt, pa asnjë pengesë institucionale ose sanksion ligjor.
Moslejimi i rifillimit të aktivitetit dhe moszbatimi i ndalimit të punës do të thoshte që kabareja nuk do të ishte aktive për një periudhë të gjatë, dhe për rrjedhojë as natën fatale.
Ky fakt hap çështje serioze, veçanërisht ligjore dhe politike, lidhur me mënyrën se si ishte e mundur rihapja e diskotekës në këto rrethana dhe kush kishte ndikim mbi këtë vendim.
Opinioni publik me të drejtë kërkon përgjigje për dyshimet se rihapja ka qenë rezultat i presionit politik nga një anëtar i qeverisë aktuale.
Nëse këto dyshime rezultojnë të bazuara, atëherë kjo përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sundimit të ligjit dhe demonstron ndërhyrjen politike në pavarësinë e institucioneve.
Prandaj, shtrohet pyetja nëse ky presion politik është arsyeja pse Prokuroria dhe Policia po e injorojnë qëllimisht këtë linjë hetimi dhe po e mbrojnë atë me çdo kusht?
Këto pretendime ngrenë dyshime për një keqpërdorim të mundshëm të pozitës zyrtare dhe ndikim politik mbi proceset institucionale, duke çuar në një përgjegjësi të mundshme penale për të gjithë palët e përfshira.
Faji duhet kërkuar aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj dhe lidhje shkak- pasojë me rastin tragjik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vritet një polic në Kaçanik

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Haziri: Në LDK nuk ka skemë kriminale për manipulim votash

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

"Qeveria e opozitës": Demhasaj i AAK-së e sheh problematike qasjen e LDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje