Detyrimi i konsumatorëve me më shumë se 50 punëtorë ose më shumë se 10 milionë euro për të blerë energji elektrike në tregun e hapur ose në bursa, vlerësohet me pasoja jo vetëm për bizneset por edhe qytetarët. Përveç uljes eventuale të numrit të punëtorëve, pasoja tjera konsiderohen dobësimi i fuqisë garuese në treg dhe rritja e çmimeve të produkteve.
Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për heqjen e së drejtës së furnizimit nga Shërbimi Universal për konsumatorët me më shumë se 50 punëtorë ose më shumë se 10 milionë euro qarkullim vjetor nga 1 qershori, ka ndezur alarmin e panikut te bizneset.
Qindra prej tyre, së bashku, tashmë kanë kërkuar nga Rregullatori që të shtyjë ekzekutimin e vendimit për një vit – për të siguruar kontrata me çmime më të favorshme.
Kjo pasi, dalja në tregun e hapur apo në bursa për blerje të energjisë, krahas çmimeve më të larta, do të nënkuptonte edhe kosto shtesë për transmision.
“Sot nuk është problem vetëm kostoja e blerjes së energjisë elektrike, kosto shumë e lartë është transporti i energjisë elektrike. Dhe nëse kjo kalkulohet, atëherë bizneset do ta kenë të pamundur një funksionim normal dhe nëse do të jenë kostot kaq të larta atëherë si mund të janë konkurrent në tregun vendor, rajonal dhe më gjerë”, ka thënë Safet Gërxhaliu, ekspert i Ekonomisë.
Teksa vuri në pah mungesën e diskutimit paraprak me sektorin privat, eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu vlerësoi se, mes tjerash, kjo mund t’i detyrojë bizneset të rrisin çmimet e produkteve të tyre.
“Vetëm tani kanë filluar kalkulimet si të ulet numri i punëtorëve, që të hapen biznese të reja që t’i iket një barriere të tillë që po përgatitet, prandaj besoj që është koha kur dialogu duhet jetë fuqia më e madhe e zgjidhjes së problemeve në veçanti me komunitetin e biznesit, por duhet të mendohet edhe në ekonomitë familjare, sepse standardi i qytetarëve të Kosovës çdo ditë është më i vobektë”, ka thënë Safet Gërxhaliu, ekspert i Ekonomisë.
Krahas konstatimit se Rregullatori i Energjisë nuk është përgatitur për liberalizmin e mirëfilltë të tregut pasi Kosova e ka shitur të drejtën në energji, Hamdi Malushaj nga Dhoma e Tregtisë vlerësoi se kriteret janë të paqëndrueshme.
“Cila është përgatitja e tregut? Çka kanë ofrua? Sa kompani kanë ofrua me shitë energji në Kosovë? Cilat janë licencuar? Me cfarë kushtesh? Dhe ku është biznesi në këtë treg – përveçse KEDS-i me qitë në tavolinë të njëjtin produkt që ta ka shitë deri sot edhe më të këqyrë ty: Ku po e blen? Unë kaq po ta lë. Kurrkush s’shet aty”, ka thënë Hamdi Malushaj, ekspert i Energjisë.
Në Kosovë, zyrtarisht janë të licencuara afër 20 kompani furnizuese, por si pasojë e marrëveshjes për furnizim me shumicë KEK-KESCO, kjo e fundit është dominuese në treg – me ç’rast aplikohen tarifat e rregulluara.
Çmimi mesatar bazë për një megavat në bursën e Hungarisë muajin e kaluar ishte 158.88 euro ndërsa ai i pikut, 167.33 euro – pa kostot e transmisionit – që është ndjeshëm më lartë sesa që paguajnë aktualisht bizneset./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policët ende pa kompensim për ndërrimet e natës dhe orët shtesë, Sindikata kërkon reagim nga Qeveria

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, miratoi tri vendime

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre në integrimin e AI në procesin mësimor

Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Presidentja Osmani në iftar të veçantë me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Orav: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false