LAJMI I FUNDIT:

Pse po e shqetëson Serbinë bashkëpunimi ushtarak mes Kosovës dhe fqinjëve?

Pse po e shqetëson Serbinë bashkëpunimi ushtarak mes Kosovës dhe fqinjëve?

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruajnë një deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes. Për Serbinë, ky veprim minon stabilitetin rajonal.

Për çfarë marrëveshje bëhet fjalë dhe a mund t’i bashkohen nismës edhe shtetet tjera?

Më 18 mars, ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Kroacisë nënshkruajnë një deklaratë për forcim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, përfshirë luftimin e kërcimeve hibride.


Kroacia tha se si anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ka një njohuri të çmuara dhe dëshiron t’i ndajë me aleatët e saj.

Tri vendet u zotuan se do të angazhohen për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e hapave për mbrojtjen e territoreve dhe popujve të tyre për të kontribuar për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Ani pse nuk është përmendur askund, Serbia reagoi shpejt.

Deklaratën e cilësoi provokim dhe rezultat të një strategjie që synon izolimin e Serbisë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Shqipëria dhe Kroacia e kanë hapur një garë armësh, por që vendi i tij do të mbrohet nga çdo agresor i mundshëm.

Disa e panë këtë reagim të Beogradit si tentim për të zhvendosur vëmendjen nga protestat e studentëve që po mbahen në Serbi që disa muaj.

Ministria e Jashtme e Kosovës reagoi ashpër ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë duke thënë se ato nuk janë vetëm agresive dhe kërcënuese por edhe shkelin marrëveshjet e Brukselit.

Aleanca ushtarake, edhe Ministria e Mbrojtjes së Kosovës publikon Deklaratën e nënshkruar me Shqipërinë dhe Kroacinë
Lexo po ashtu Aleanca ushtarake, edhe Ministria e Mbrojtjes së Kosovës publikon Deklaratën e nënshkruar me Shqipërinë dhe Kroacinë

Për Ramadan Ilazin, udhëheqës i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studimet e Sigurisë, Nisma e Re Ballkanike është e rëndësishme sepse është arritur në periudhë të vendimeve të papritura nga aleancat e mbrojtes në botë.

“Unë nuk jam optimist se kjo deklaratë shënon fillimin e një krijimi të një blloku formal të mbrojtjes, por më shumë të një grupi të ri të shteteve në Evropë, të cilat e ndajnë të njëjtin shqetësim ose të njëjtin vlerësim të situatës së sigurisë në Evropën Juglindore”.

Një zyrtar i NATO-s, i tha Radios Evropa e Lirë se Shqipëria dhe Kroacia janë kontribuese e të kamotshme për stabilitet rajonal edhe përmes kornizës së KFOR-it, dhe se aleanca është në dijeni për nismën e re.

Tri vendet nënshkruese të deklaratës paralajmëruan se nisma mund të zgjerohet, ndërsa nga ministrat e Mbrojtjes u përmend emri i Bullgarisë.

Mali i Zi tha se nuk është në dijeni nëse është ftuar për të qenë pjesë e Nismës, ndonëse ajo nuk do të ndikonte negativisht në politikën e tij të jashtme.

Beogradi tha se do të kërkojë informacione të hollësishme nga Shqipëria dhe nga Kroacia, por Zagrebi u përgjigj duke thënë se ka kaluar koha kur ai kërkonte leje prej tij se si të vepronte dhe me kë të bashkëpunonte.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se e kupton që në Serbi po përpiqen të kërkojnë probleme diku tjetër, porsa ato nuk gjenden në deklaratën e nënshkruar nga shtetet fqinje, e cila mes tjerash ndihmon përpjekjet e Kosovës dhe Shqipërisë në kryerjen e reformave.

Kosova është në proces të transformimit të Forcës së Sigurisë në ushtri dhe së voni miratoi në parim nismën për lidhjen e një marrëveshjeje kornizë, për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes saj dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Radio Evropa e Lirë/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Lajme
Brenda vitit Shqipëria pritet të nisë prodhimin e mjeteve të blinduara

Brenda vitit Shqipëria pritet të nisë prodhimin e mjeteve të blinduara

Lajme
“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Shëndetësi
Presidentja Osmani në iftar të veçantë me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’

Presidentja Osmani në iftar të veçantë me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’

Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, miratoi tri vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, miratoi tri vendime

Lajme
Kalo në kategori