LAJMI I FUNDIT:

Mbi 200 përfitues i shtohen skemës së pensioneve për veteranët e luftës në muajin shkurt 2025

Mbi 200 përfitues i shtohen skemës së pensioneve për veteranët e luftës në muajin shkurt 2025

Të dhënat në muajin shkurt 2025, për numrin e përfituesve të pensionit së veteranit të UÇK-së, tregojnë se janë 37, 161 përfitues. Në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, numri i përfituesve të pensionit të veteranit është rritur për 211 persona nga 36, 950 sa ishin në shkurt 2024.

Numri më i madh i përfituesve të pensionit të veteranit evidentohet në Komunën e Deçanit me gjithsej 4,018, e dyta renditet Komuna e Pejës me gjithsej 3,809, Komuna e Gjakovës me 3,365, pastaj renditen komunat në shifra më të ulëta, ndërsa jashtë Kosovës evidentohen se janë gjithsej 388 përfitues.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) bën të ditur se në tri komunat Zubin Potok, Mamushë, Graçanicë, kanë vetëm nga një përfitues të pensionit të veteranit.


Sipas moshës, rreth gjysma e numrit të përgjithshëm, respektivisht 17,630 veteranë i përkasin moshës në mes 46 deri 55 vjeç, 10,2551 janë të moshës 56 deri 65 vjeç, 4,971 janë të moshës mbi 65 vjeç, në anën tjetër përfitues të moshës 36 deri 45 vjeç janë 4,289.

Mbi 90% apo 33,546  përfitues të pensionit së veteranit të UÇK-së janë meshkuj, ndërsa 3,615 janë femra.

Në informata sqaruese të ASK-së, thuhet se numri i veteraneve lëviz, pasi ende janë mundësitë për aplikim dhe ka aplikime të reja.

“Numri i veteranëve lëviz, pasi që ende nuk iu ka ndërprerë e drejta e aplikimit për të përfituar nga kjo skemë, në vazhdimësi ka aplikime të reja”, thuhet në publikim.

Pas vdekjes së veteranit, pensioni bartet tek bashkëshortja – bashkëshorti ose tek fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

Në bazë të kategorisë, 34,473 veteranë të UÇK-së ndërsa 2,688 familja e veteranit pas vdekjes së veteranit.

Mbi 7.4 milionë euro shuma e pagesës për pensionet e veteranëve për muajin shkurt 2025.

Kujtojmë se me 10.01.2025, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 243-të të saj aprovoi rritjen e përfitimit dhe pensioneve për dëshmorët, invalidët, veteranët, pjesëtarët e UÇK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

“20% është rritja e përfitimit të pensioneve dhe përfitimit të këtyre kategorive të dala nga lufta”, kishte thënë kryeministri Kurti.

Shuma e pensionit për veteranin luftëtar nga  170 euro në muaj sa ishte më parë, u rrit në 204 euro.

Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me publikimin e Statistikave për Mirëqenien Sociale për muajin shkurt 2025.

Në trend Lajme

Më shumë
Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Politikë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Kronika e Zezë
Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false

Kronika e Zezë
Pas certifikimit të rezultateve, Kurti: Qeveria kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë

Pas certifikimit të rezultateve, Kurti: Qeveria kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë

Lajme
Rrëfimi i babait të cilit iu mor djali nga duart, pas 26 vjetësh i zhdukur u identifikuan mbetjet e tij

Rrëfimi i babait të cilit iu mor djali nga duart, pas 26 vjetësh i zhdukur u identifikuan mbetjet e tij

Sociale
Kalo në kategori