LAJMI I FUNDIT:

Organizim i skemave piramidale apo bixhozit të paligjshëm, dhjetë persona arrestohen në Gjakovë – sekuestrohen para

Organizim i skemave piramidale apo bixhozit të paligjshëm, dhjetë persona arrestohen në Gjakovë – sekuestrohen para

Sektori Rajonal i Hetimeve-Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për luftimin e aktiviteteve të paligjshme, ka realizuar me sukses një operacion policor në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. 

Pas pranimit të informatave të besueshme për organizimin e bixhozit të paligjshëm në një objekt banesor në qytetin e Gjakovës, Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme duke ekzekutuar urdhër-kontrollin në dy lokacione të dyshuara.

Gjatë këtij operacioni, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:


Tre aparate të lojërave të fatit (APEX),

Rreth 6 mijë euro dhe disa qindra të tjera në valuta të ndryshme të vendeve të tjera,

“Qipa të pokerit” dhe letra bixhozi si dhe

Një pistoletë me një karikator.

Si rezultat i këtij aksioni, janë arrestuar 10 persona të dyshuar (meshkuj të moshës madhore), të cilët, pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa rasti po hetohet në drejtim të veprave penale: “Organizimi i skemave piramidale apo bixhozit të paligjshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Lajme
Presidenti sllovak në Tiranë, i qëndron vendimit për mosnjohjen e Kosovës: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Presidenti sllovak në Tiranë, i qëndron vendimit për mosnjohjen e Kosovës: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Lajme
Shpërthimi tragjik në Elbasan, SPAK kontrolle në banesën e motrave Nikolli

Shpërthimi tragjik në Elbasan, SPAK kontrolle në banesën e motrave Nikolli

Lajme
“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Shëndetësi
Kalo në kategori