Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Qorrolli thotë se nënkryetarët e LDK-së, nëpër studio televizive po bëjnë deklarata rreth formimit të qeverisë, duke cituar një deklaratë të tyre” S’po mundemi me i fitu zgjedhjet, ama qeverinë mujna me e ba.”
Sipas Qorrollit, kjo s’është strategji politike, kjo është filozofi e humbësit.
“Pra, LDK përmes shumë nënkryetarëve të saj që po ngarendin studio’m’studio, po na thotë që vota e qytetarëve s’paska rëndësi fare, mjafton pak pazare, ca pazarlleqe prapa perdeve dhe hop… qeveria në dorë! Po nëse s’dini me i fitu zgjedhjet, me çfarë legjitimiteti mendoni me qeverisë? Me hajmali, me short apo me ndonjë thirrje nga qielli? Pra, qytetari s’qenka i rëndësishëm, mjafton të rregullohen hesapet në prapaskenë dhe pushteti vjen vetë. Kjo është një fantashkencë politike”, ka pohuar ai.
Mes tjerash, ai ka shkruar se “Populli flet në zgjedhje, kush s’din me i fitu, le t’i përvesh mëngët e të mësojë prej humbjes”.
“Se qeveria nuk fitohet në korridoret e kafehaneve të Prishtinës, por në zemrën e qytetarit. E nëse s’ta jep qytetari, s’ta jep as pazari”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Brenda vitit Shqipëria pritet të nisë prodhimin e mjeteve të blinduara

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Presidentja Osmani në iftar të veçantë me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’

Beteja ligjore e Vetëvendosjes - manovër politike apo sfidë ligjore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata