Ditë më parë Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë nënshkruar një marrëveshje trilaterale në fushën e mbrojtjes.
Kjo marrëveshje, kishte ngjallur reagimin e Serbisë, ku presidenti i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Bruksel se nënshkrimi i këtij memorandumi paraqet shkelje të një marrëveshjeje nënrajonale.
Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Kroacisë.
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq kishte thënë se nuk kanë nevojë të marrim leje nga NATO e as Serbia, për bashkëpunim me Kosovën dhe Shqipërinë.
E pas reagimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, sot lidhur me këtë marrëveshje dhe reagimin e Serbisë është deklaruar edhe e para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo tha se është interesante që historikisht shtetet agresore, siç janë Serbia dhe Rusia vazhdimisht tentojnë të paraqiten si viktima.
“Nëse i shihni deklarimet e tyre qesharake, përkundër faktit që kanë histori sulmesh, pushtimesh, histori të gjenocidit e luftërave, shtetet agresore si Serbia dhe Rusia paraqiten sikur dikush po i sulmojka ata…
Në historinë e popullit tonë ne kurrë nuk e kemi sulmuar askënd, kurrë nuk kemi tentuar të pushtojmë asnjë centimetër të territorit të dikujt tjetër… Por, në historinë e kombit tonë, shqiptarë dhe Kosova në veçanti e ka mbrojtur gjithmonë vetveten, pragun e shtëpisë. Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë sovranitetin, integritetin territorial, shtetësinë tonë dhe të kontribuojmë në stabilitetin rajonal”, tha ajo.
E para e shtetit theksoi tutje se marrëveshja trilaterale ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë synon pikërisht këtë, që t’i ndihmojnë njëra-tjetrës për t’i ngritur kapacitetet e mbrojtjes, pra për ta mbrojtur vetveten dhe asnjëherë për ta sulmuar dikë dhe në të njëjtën kohë bashkëpunimin ndërmjet shteteve aleate që e kanë dëshmuar që janë besnike ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe fqinjësisë së mirë.
“Në të drejtën ndërkombëtare, por edhe në praktikën e NATO-s ka shumë shtete që janë anëtare të NATO-s dhe nënshkruajnë marrëveshje bilaterale me shtete tjera”, tha Osmani.
Ajo përmendi shembullin e SHBA-së që ka marrëveshje me Greqinë dhe shembuj tjerë.
“…Serbia tani del me propagandë që gjoja është shkel një marrëveshje e vitit 1966 po kushdo që e lexon atë marrëveshje e vëren një gjë, që Serbia po e bën atë që e ka bërë gjithmonë, po gënjen. Nuk ka asnjë të vërtetë në atë që e kanë thënë dhe se nuk ka asnjë rrezik për të, por përkundrazi…. Ekziston vetëm një burim destabiliteti në rajonin tonë dhe kjo është Serbia. Për këtë pajtohet i gjithë rajoni…
Por, kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë kohët që Serbia pyetet për çkadoqoftë. Ne jemi shtet sovran, i pavarur vendimet i marrim vetë në përputhje me interesant e Kosovës, dhe gjithnjë duke pasur synimin paqen dhe stabilitetin rajonal, që rrezikohet vetëm nga Serbia”, u shpreh e para e shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me kë po bisedon LVV-ja për formimin e qeverisë, flet Albulena Haxhiu

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Deliu i përgjigjet LDK-së: Posti i kryeministrit i takon PDK-së si parti e dytë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Dhimbjet e thembrave – reumatologu Demolli tregon se si bëhet trajtimi i ‘fascitit plantar’

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze