Një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka certifikuar rezultatet. E, derisa certifikimi ende nuk ka ndodhur, partitë politike dhe njohësit e këtyre çështjeve kanë filluar diskutimet rreth formimit të Qeverisë së re.
Nga rezultatet përfundimtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para, me 42.30%. Partia Demokratike e Kosovës me 20.95% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.37%, transmeton Telegrafi.
Sipas këtyre rezultateve, partia LVV do të ketë nevojë për një koalicion, në mënyrë që të formojë qeverinë e re.
Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, në një reagim në Facebook ka shkruar se bllokada për krijimin e Qeverisë duhet të tejkalohet për të mirën e Kosovës.
Ajo ka përmendur një rast kur situata ka qenë e ngjashme, kur posti i kryeministrit i ka kaluar partisë opozitare, ndërsa partia fituese ka marrë postin e presidentit.
“Kjo bllokadë krijimit qeverisë së re duhet të tejkalohet për të mirën e Kosovës dhe popullit – njëherë kemi pasur një situatë të tillë, me atë rast zgjidhja ishte: posti i Kryeministrit i takoi partisë opozitare që ishte fituese në mesin e opozitarëve, ndërsa partisë fituese iu dha posti i presidentit me garancë të votohej një vit pas, edhe ashtu posti i presidentes skadon një vit pas. Të gjithë partitë politike duhet të mendojnë për shtetin dhe jo vetëm për pushtetin”, ka shkruar ajo.
Mes tjerash, ajo ka pohuar se “Populli foli me votë, në mënyrë demokratike, andaj të respektohet vullneti i tij, të respektohet interesi i shtetit dhe kombit”.
Sipas Tahirit, askush nuk do një qeveri që bëhet peng i listës së Vuçiqit.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, procesi u vlerësua si demokratik dhe pa incidente./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze