LAJMI I FUNDIT:

“Negociatat me BE-në mbyllen në 2027”- Raporti i Parlamentit Evropian konfirmon ambicien e Shqipërisë

“Negociatat me BE-në mbyllen në 2027”- Raporti i Parlamentit Evropian konfirmon ambicien e Shqipërisë
Plenary session in Strasbourg - Illustrations

Në raportin e zbardhur të Parlamentit Evropian për Shqipërinë rikonfirmohet ambicia e qeverisë për mbylljen e grupkapitujve të integrimit brenda vitit 2027.

Po ashtu në draft theksohet rëndësia për konsensus të gjerë politik për çuarjen përpara të reformave të kërkuara, teksa vlerësohet edhe qëndrimi në një linjë me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.

“Përshëndet angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në BE, duke reflektuar konsensus në mesin e partive politike dhe mbështetje dërrmuese në mesin e qytetarëve, dhe e përgëzon atë për harmonizimin e plotë e të qëndrueshëm me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe promovimi i rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.


Në raport vlerësohet progresi që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit dhe demokracisë, por shpreh shqetësim për ndërhyrjet e mundshme mbi gjyqësorin.

“Vlerëson përparimin e bërë në reformën në drejtësi, përfshirë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i vetingut), i cili është përfunduar në shkallë të parë. Megjithatë, shpreh shqetësim për ndërhyrjet e mundshme politike dhe presionin mbi sistemin gjyqësor. Thekson rëndësinë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar (SPAK) në ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë”.

Dy ditë më parë, edhe grupi social demokrat në Parlamentin Evropian rikonfirmoi mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë. Sipas tyre, pese janë sfidat kryesore për vendin tonë, polarizimi politik, reformat antikorrupsion, reforma zgjedhore, pavarësia e medias dhe mbrojtja e mjedisit, por sipas të majtëve të moderuar evropianë, këto janë objektiva realiste për ta anëtarësuar Tiranën brenda 2030-ës në Bashkimin Evropian.

Shqipëria është në pritje për mbajtjen e konferencës së katërt qeveritare për grupkapitujt e Tregut të Brendshëm, Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse.

Ndërsa në fund të vitit të kaluar janë hapur negociatat për Themeloret dhe Marrëdhëniet me jashtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Lajme
“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Shëndetësi
Presidenti sllovak në Tiranë, i qëndron vendimit për mosnjohjen e Kosovës: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Presidenti sllovak në Tiranë, i qëndron vendimit për mosnjohjen e Kosovës: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Lajme
Baraliu: Presidentja të caktojë seancën konstituive të Kuvendit brenda afatit kushtetues

Baraliu: Presidentja të caktojë seancën konstituive të Kuvendit brenda afatit kushtetues

Lajme
Kalo në kategori