LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha vendet e BE-së konfirmojnë mbështetjen për kufijtë e Ukrainës – përveç njërit

Të gjitha vendet e BE-së konfirmojnë mbështetjen për kufijtë e Ukrainës – përveç njërit

Të gjithë liderët e BE-së – me një përjashtim – kanë mbështetur një deklaratë që rikonfirmon “mbështetjen e palëkundur të bllokut për integritetin territorial të Ukrainës”.

Bëhet e ditur se përjashtim bën kryeministri i Hungarisë Viktor Orban.

Nuk është një lajm befasues, pasi ai shpesh nuk pajtohet me liderët e tjerë evropianë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Mbretëria e Bashkuar pret bisedimet e reja për paqen në Ukrainë
Lexo po ashtu Mbretëria e Bashkuar pret bisedimet e reja për paqen në Ukrainë

Raportohet se ai është dashamirës ndaj Putinit dhe vitin e kaluar u takua me të për të diskutuar një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë – shumë kohë përpara raundit të fundit të bisedimeve për armëpushimet e nisura nga kthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar po pret një takim të mbyllur të liderëve të lartë ushtarakë nga “koalicioni i vullnetarëve”, ndërsa ata hartojnë planet për një forcë paqeruajtëse të propozuar për Ukrainën.

Më shumë se 20 vende mendohet të jenë të përfshira. /Telegrafi/