LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Koha që BE-ja t’i largojë masat e padrejta ndaj Kosovës, të gjendet rruga përpara për statusin e vendit kandidat

Osmani: Koha që BE-ja t’i largojë masat e padrejta ndaj Kosovës, të gjendet rruga përpara për statusin e vendit kandidat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics ka falënderuar shtetin e tij që mbështet Kosovën në shumë fusha, gjersa kërkoi nga Bashkimi Evropian që t’i largojë masat e padrejta ndaj Kosovës.

Osmani në konferencën e përbashkët për media tha se vizita e presidentit Rinkevics tregon për marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Letonisë.

Ajo tha se Letonia është një partnere e fuqishme e Kosovës dhe ka përkrahur anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, duke kontribuar kështu në fuqizimin e shtetit të Kosovës, raporton Telegrafi.


“Letonia e kupton më së miri pozicionin e Kosovës pasi dy vendet tona kanë një të kaluar të dhimbshme  dhe shumë të vështirë dhe kufizohen me shtete agresore”, tha ajo.

E para e shtetit të Kosovës tha se qytetarët e Kosovës ka nivelin më të lartë të besueshmërisë karshi BE-së.

“Prandaj, është edhe koha që me prioritet të largohen masat e padrejta që Bashkimi Evropian i ka ende në fuqi ndaj Kosovës dhe sa më shpejt që të gjendet metoda, të gjendet mënyra dhe rruga përpara për statusin e vendit kandidat të Republikës sonë”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Osmani tutje tha se sikur Letonia edhe Kosova janë të përkushtuar për vlera euro-atlantike, fqinjësi të mirë, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial.

Ajo falënderoi presidentin Rinkevics për zgjatjen e mandatit deri në dhjetor 2025 të 140 ushtarëve letonez në Kosovë që janë në kuadër të KFOR-it.

Osmani tha se kanë biseduar edhe për zgjerimin në fushën e mbrojtjes.

“Si rezultat i sfidave të reja të sigurisë diskutuam edhe për modalitetet që Kosova të kontribuojë në mënyrë aktive në arritjen e objektivave të përbashkëta në fushën e sigurisë”, tha ajo, raporton Telegrafi.

“Përderisa, shteti dhe rajoni ynë akoma përballen me veprime destabilizuese të Serbisë, është me rëndësi që BE  të ketë përgjigje të qartë ndaj veprimeve të tilla që synojnë ta kthejnë rajonin në të kaluarën”, tha ajo.

E para e shtetit të Kosovës theksoi se Kosova ka bërë çmos të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe përkundër faktit që këto dy vitet e fundit ka pasur sulme nga Serbia me synimin të aneksimit të një pjese të territorit sipas modelit të Rusisë.

Presidentja tha Kosova i ka bërë balë me sukses kësaj falë forcave profesionale të Kosovës dhe përkrahje së aleatëve.

Sipas saj, mungesa e përgjegjësisë vetëm po e inkurajon Serbinë për veprime tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Lajme
“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Shëndetësi
Presidenti sllovak në Tiranë, i qëndron vendimit për mosnjohjen e Kosovës: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Presidenti sllovak në Tiranë, i qëndron vendimit për mosnjohjen e Kosovës: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Lajme
Baraliu: Presidentja të caktojë seancën konstituive të Kuvendit brenda afatit kushtetues

Baraliu: Presidentja të caktojë seancën konstituive të Kuvendit brenda afatit kushtetues

Lajme
Kalo në kategori