LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Tropojës marrin shërbim mjekësor falas në Kosovë: Po të mos jetë Gjakova, vdesim

Banorët e Tropojës marrin shërbim mjekësor falas në Kosovë: Po të mos jetë Gjakova, vdesim
Foto: Ilustrim

Banorët e Bajram Currit, por edhe të Hasit, duket se e kanë gjetur zgjidhjen për marrjen e shërbimit shëndetësor duke kaluar kufirin drejt Kosovës.

Vetë banorët shprehen se, qoftë për vizita mjekësore apo edhe për ndërhyrje kirurgjikale, i drejtohen spitalit të Gjakovës, pasi në spitalin e Bajram Currit mungojnë shumë mjekë specialistë, si për të rriturit ashtu edhe për moshën pediatrike, raporton A2 CNN.

“Në Tropojë nuk ka mjek, shkojmë në Gjakovë. E kemi afër, janë doktorë të mirë”, thotë një qytetare e Bajram Currit. “Po të mos jetë shërbimi në Gjakovë, vdesim të gjithë”, thotë një i moshuar, mbarojmë”. “


Situata e mungesës së mjekëve në spitalin e Bajram Currit pranohet edhe nga vetë drejtori i këtij spitali, i cili rendit disa nga këto mungesa. “U bënë disa vite që ka mungesë mjekësh, sidomos kardiologë, pediatër, renimator… Kemi kërkuar patronazhim nga Kukësi që të na vijë të paktën dy herë të muaj, por si duket edhe Kukësi ka probleme”, thotë Kujtim Rexha, drejtor i Spitalit “Bajram Curri”.

Nga ana tjetër, spitali i Gjakovës, i cili ka jo vetëm stafin e nevojshëm me mjekë dhe specialistë, por edhe aparaturat që duhet të ketë një institucion i tillë, u ofron shërbimin falas qytetarëve nga veriu i Shqipërisë, njësoj si banorëve të Gjakovës.

“Kemi afërsisht deri në 50 pacientë ditorë, të gjitha shërbimet i marrin edhe qytetarët e Shqipërisë”, thotë Hilmi Shala, drejtor i Spitalit të Gjakovës.

Përveç banorëve të Bajram Currit dhe Hasit, drejt spitaleve të Gjakovës dhe Prizrenit nuk janë të paktë as banorët e Kukësit dhe fshatrave të tjerë në afërsi të kufirit, të cilët shkojnë për të marrë shërbim shëndetësor në mungesë të këtij shërbimi pranë qendrave të tyre të banimit

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Shqiptari merr drejtimin e anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor

Lajme
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Lajme
Presidenti sllovak në Tiranë, i qëndron vendimit për mosnjohjen e Kosovës: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Presidenti sllovak në Tiranë, i qëndron vendimit për mosnjohjen e Kosovës: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Lajme
Shpërthimi tragjik në Elbasan, SPAK kontrolle në banesën e motrave Nikolli

Shpërthimi tragjik në Elbasan, SPAK kontrolle në banesën e motrave Nikolli

Lajme
“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

Shëndetësi
Kalo në kategori