Platforma X dhe Threads vazhdojnë të kenë një numër shumë më të madh përdoruesish krahasuar me Bluesky. Zgjedhja e Donald Trump si president i ri i SHBA-ve dhe përfshirja e një moguli teknologjik (dhe pronarit të platformës X) në administratën e tij ka ndikuar edhe në tregun e rrjeteve sociale.
Që kur Elon Musk mori në dorë atë që dikur njihej si Twitter, shumë përdorues paralajmëruan largimin nga platforma – dhe një pjesë e tyre e realizuan këtë. Një valë e re e të ashtuquajturve “Twitter quitter-a” u shfaq pasi Musk shprehu mbështetjen për Trumpin. Sipas Forbes, në shtatorin e vitit të kaluar, platforma X kishte 588 milionë përdorues globalë, një rënie nga 611 milionë që kishte në prill të po atij viti, ndërsa ky trend i largimeve ka vazhduar.
Kjo situatë ka krijuar mundësi për rrjete të tjera sociale, dhe më i suksesshmi deri më tani është Threads, i lançuar nga Mark Zuckerberg, i cili ka arritur një numër të madh përdoruesish në kohë të shkurtër. Sipas të dhënave të fundit, Threads ka rreth 275 milionë përdorues aktivë në ditë.
Rritja e madhe pas zgjedhjeve
Një tjetër platformë që po fiton popullaritet me ritme të shpejta është Bluesky. Interesante është se kjo platformë fillimisht u krijua brenda Twitterit, kur CEO i tij ishte Jack Dorsey. Popullariteti i saj filloi të rritet pas blerjes së Twitterit nga Musk, por një rritje e ndjeshme e numrit të përdoruesve ndodhi pas zgjedhjeve në SHBA. Që atëherë, Bluesky ka fituar rreth 15 milionë përdorues të rinj dhe aktualisht numëron 32 milionë përdorues.
Ajo që bie në sy është fakti se shumë nga përdoruesit e rinj të Blueskyt kanë përmendur zgjedhjet amerikane në postimet e tyre të para, duke sugjeruar se vendimi për t’iu bashkuar platformës lidhet drejtpërdrejt me ndikimin e Trumpit dhe Musk.
Në shtator, Bluesky kishte vetëm 9 milionë përdorues, por kohët e fundit ka arritur edhe një moment historik: përdoruesja e parë me mbi një milion ndjekës është politikania amerikane Alexandria Ocasio-Cortez, e cila tashmë i afrohet dy milionë ndjekësve.
Megjithëse numri i përdoruesve të Blueskyt mbetet ende i vogël krahasuar me X dhe Threads, është e qartë se platforma po rritet. Megjithatë, mbetet për t’u parë se sa shpejt do të vazhdojë kjo rritje dhe nëse do të arrijë ndonjëherë të rivalizojë seriozisht rrjetet sociale me një bazë shumë më të madhe përdoruesish. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kufjet jo-invazive rikthen të folurin te pacientët me ALS

Prezantohet roboti që nget biçikletën dhe kryen detyra pa trajnim

Mediat e pavarura online të Turqisë përballen me rrezikun e mbylljes pas ndryshimeve të Google

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës