LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 18° cloudy

Vazhdojnë ligjeratat e Policisë në Ferizaj me nxënësit e shkollave kundër dukurive negative

Vazhdojnë ligjeratat e Policisë në Ferizaj me nxënësit e shkollave kundër dukurive negative

Policia e Kosovës në Ferizaj ka vazhduar me ligjerata nëpër shkolla me qëllim të parandalimit të dukurive negative. Të martën, ligjeratat kanë vazhduar në shkollën fillore “Vezir Jashari”.  Temat Kryesore ishin pasojat e përdorimit të narkotikëve, ruajtja e ambientit dhe trashëgimisë kulturore e të tjera.

Po ashtu Policia ka shpërndar edhe disa fletushka me qëllim të parandalimit të këtyre dukurive negative.

Nxënësve iu është drejtuar me këshilla e sugjerime edhe komandanti i Stacionit të Policisë në Ferizaj, kapiteni Ismet Dervishi. Ai tha se nxënësit duhet të shmangen nga dukuritë negative dhe gjithashtu duhet ta ruajnë ambientin dhe pasurinë publike e kulturore.


“Policia e Ferizajt do të vazhdojë organizimin e ligjëratave edhe në shkollat tjera të komunës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin e dukurive negative në mesin e të rinjve”, ka thënë midis të tjerash ai.

Ndërkaq, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt nëpërmjet një komunikate ka thënë se këto aktivitete do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

“Në kuadër të strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, sot, më datë 11.03.2025, policët e stacionit të Ferizajt, kanë mbajtur një ligjëratë me nxënësit e klasave VII dhe IX në SHFMU “Vezir Jashari ” në Ferizaj. Temat e ligjëratës ishin: Pasojat e përdorimit të narkotikëve, ruajtja e ambientit dhe trashëgimisë kulturore. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 40 nxënës, ndërsa i pranishëm ishte edhe drejtori i SHFMU “Vezir Jashari” në Ferizaj”, ka thënë Veseli./ Telegrafi/

Në trend

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Magazina
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori