LAJMI I FUNDIT:

LSM ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare kundër qeverisë së Maqedonisë

LSM ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare kundër qeverisë së Maqedonisë

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë kërkon ndihmë nga Konfederata europiane dhe ndërkombëtare të sindikatave për shkak të, siç thotë, ndërhyrjes së organizuar në sindikatë nga ana e pushtetit, para së gjithash nga OBRM-PDUKM-ja.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov thotë se ndërhyrje kryhet në njësitë rajonale në organet e drejtorisë shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, ku udhëheqësit në sektore dhe drejtorët po mundohen që të largojnë anëtarët e LSM-së që të anëtarësohen në Konfederatën e sindikatave të lira (KSL).

Qëllimi është që LSM të humb përfaqësimin në Këshillin ekonomik dhe social që të mos të mundet të kërkojë pagë më të lartë minimale. Në mënyrë shtesë, Trendafillov akuzoi se po bëhen tentativa joligjore për të kthyer në krye të LSM-së, Zhivko Mitrevskin, të cilin e karakterizoi si vardisës i pushtetit.


“Nëse dëshirojnë liderë të tillë të kthehen që të luten dhe të gjunjëzohen para figurave politike dhe funksionarëve të shtetit me qëllim të vetëm që Qeveria t’i vendos që të jenë liderë të Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, do të rikujtojë godinën e Shtëpisë së punëtorëve, në LSM është e ndaluar pirja e duhanit”, tha Sllobodan Trendafillov.

Trendafillov thotë se ndërhyrjet në LSM janë me qëllim që kjo sindikata të mos jetë përfaqësuese edhe pse që në dhjetor i dorëzuan listat se organizojnë të paktën 10% të të punësuarve në shtet. Por përfaqësimi nuk mund të konfirmohet për shkak se pushteti i tërhoqi tre anëtarët e Komisionit për vërtetimin e përfaqësimit. Lideri i LSM nuk beson se në seancën e nesërme qeveria do t’i emërojë këta anëtarë. Nga LSM paralajmëruan se seancat e ardhshme të kryesisë do t’i mbajnë para qeverisë dhe selive të punëdhënësve me qëllim të bëjnë presion për rritjen e pagës minimale por edhe të pagave në sektorin publik për 12,6%.

“Ka shumë mundësi që më 2 dhe 7 Prill, nëse nuk ka mirëkuptim nga pala tjetër, të dalim të protestojmë, siç ndodhi vitin e kaluar dhe të tregojmë se ne punëtorët po e kthejmë klasën punëtore”, deklaroi ai.

Trendafillov thotë se përkundër të gjithave, zgjasin dorë për bisedime me pushtetin, duke hedhur poshtë idenë se LSM po koordinohet me partitë opozitare. Ai përkujtoi se VMRO- DPMNE ka ndërhyrë në LSM në të kaluarën dhe se kjo është karakteristikë e regjimeve, dhe ndërhyrja e fundit në sindikatat europiane ishte në Bjellorusi.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori