LAJMI I FUNDIT:

Ndarja nga jeta e Andis Harasanit, politikanët ndajnë kujtime dhe mesazhe ngushëllimi

Ndarja nga jeta e Andis Harasanit, politikanët ndajnë kujtime dhe mesazhe ngushëllimi

Ndarja e parakohshme nga jeta e ish-deputetit socialist ka sjellë reagime të shumta. Politikanë të majtë dhe të djathtë, si dhe personalitete të ndryshme kanë ndarë në rrjetet sociale mesazhe ngushëllimi për humbjen e tij.

Një ndër ta është edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili vlerëson ish-kolegun dhe përcjell momente nga koha e njohjes, puna si drejtues i KESH dhe zëri legjislativ në Kuvend kur ishte deputet i PS-së.

“Andis Harasanin e njoha ne 2004en; ishte drejtues i KESH! E takova në zyrën e tij, për punë natyrisht; Zona e Beratit kish vuajtur mungesën e investimeve ne infrastrukturën energjetike dhe i kërkova të ndryshohej kjo qasje; Nuk ndryshoi qasjen, ndryshoi gjithë planin e investimeve, punëve me troç; 50 kabina të reja elektrike-bashke me linjat përkatëse, u instaluan për herë të parë në gjithë lagjen Çelebias! Ruajtëm një marrëdhënie të mire prej asaj dite; Fatos Nano dëshironte ta bënte-dhe jo vetëm, anëtar të komitetit drejtues të PS, Me votim ama, nuk fitoi-thuajse të gjithë të propozuarit nuk fituan në nisje të 2005-ës së gjatë, por nuk u mërzit; Duhet punë për të hyre këtu, më tha. Fitoi një garë të tmerrshme në 2005-ën në Tiranë, fitoi bindshëm dy herë, dy mandate-njërin nga opozita; Shumë humbën, madje dhe PS humbi, ai fitoi!


Në Kuvend e kisha në krah, në komisionin e Ekonomisë dhe Financave dhe seanca plenare; i angazhuar e pothuaj veç për ekonominë, ekonominë e energjisë po aq; Në foto, është në stendën e grupit socialist në kuvend e jam i lumtur që atë kohe ishte zëri i PS për to! Prej 2012-ës gjërat u bënë të largëta veç për shkak të largësisë; E kam këtu akoma mesazhin më 28 dhjetor 2018: Mu bo qefi pËr ty daj! Një të dytë në një moment plasje për mua: Mos ik, mos boj gabimin tim! Do i mbaj këtu përgjithmonë; Siç kujtimin e punëve të mira që në nisje, në Beratin tim: Punët e tua të mira daj, punët e tua! Zoti qofte me ty vlla!”.

Ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist ka ndarë edhe republikani Fatmir Mediu, i cili thekson se kishin bindje të ndryshme politike, por i lidhte një miqësi e veçantë.

“Me hidhërim të thellë mora lajmin se Andis Harasani ndërroj jetë në Neë York nga një sëmundje e rëndë. Ndoshta ndanim bindje të ndryshme politike, por ruanim një miqësi të veçantë kur Andis ishte në Shqipëri edhe më vonë kur u shkëput në Amerikë. Në datën 12 shkurt, më Andis më shkruajti për të më pyetur si jam, dhe më the se jam me tumor, pastaj biseduam në tel për herë të ku më tregoj për sëmundjen e tij të rëndë dhe më tha se po kurohej në “Sloan Kettering në New York”, ishte i lodhur dhe i mundura shumë nga sëmundja por prapë ishte i fortë dhe me shpresë. Andisi ishte një mik i rrallë dhe në momentet e tij të vështira prapë kishte përkujdesjen dhe këshillën e një njeriu të mençur. Prehu në paqe miku im edhe pse larg dheut dhe vendit tënd. Zoti i dhëntë forcë bashkëshortes dhe familjes tënde për të kapërcyer këtë moment shumë të vështirë. Qoftë i paharruar kujtimi yt mik i mirë dhe gjithmonë i gjendur me zemër të madhe për këdo që kishte një hall”, shkruan Mediu.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 54-vjeçare. Lajmin e bënë të ditur familjarë të tij.

Harasani, ish-drejtor i KESH dhe ish-deputet i Partisë Socialiste në dy legjislatura, prej dy vitesh vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Në trend Lajme

Më shumë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Siguri
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Lajme
Kalo në kategori