LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 17° partlycloudy_day

Shtatë muaj pas vërshimeve, Qeveria nuk i ka ndarë buxhet Dragashit

Shtatë muaj pas vërshimeve, Qeveria nuk i ka ndarë buxhet Dragashit

Janë bërë 7 muaj nga vërshimet të cilat Dragashin për pak ditë e bënë vend të pajetueshëm, me mbi 1.2 milion euro dëme në infrastrukturë publike, shtëpi private e bujqësi. Kryetari i kësaj komune, Bexhet Xheladini thotë se Qeveria e Kosovës deri tani nuk e ka ndarë asnjë cent, as për komunën e as për ndihmë private. 

Më 26 qershor 2024, dhjetë fshatra të Dragashit ishin tronditur nga vërshime të papara të ujit pas rrebeshit të shiut.

Pos rrezikut të përgjithshëm por që fatmirësisht nuk vdiq askush, dëmet materiale ishin të konsiderueshme.


Një ditë pas në terren kishte dalë edhe Kryeministri bashkë me ministrin e pushtetit lokal.

“Ka qëlluar në një kohë gjatë ditës kur asnjëri prej banorëve nuk ka qenë në podrum të shtëpisë, përndryshe po të kishin qëlluar në podrume të shtëpisë do të kishin vdekur”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Përmes një shkrimi në Facebook, banorëve të Dragashit Kurti iu kishte premtuar se Qeveria do të jetë pranë tyre për ta kaluar sa më shpejtë këtë situatë.

Pranë Komunës dhe qytetarëve të Dragashit, Kurti ka mundur të jetë i pranishëm fizikisht por jo edhe financiarisht.

Sipas kryetarit, Bexhet Xheladini, dora e pushteti nuk e ka dhënë asnjë ndihmë, përkundër se vetëm dy javë më vonë e kishin përfunduar raportin me të dhënat e dëmeve në infrastrukturën publike.

“E kemi dërgu në kopje fizike por edhe elektronike Qeverisë së Kosovës. Dhe pasi e kemi dorëzu atë unë 3 herë ia kam ripërsëritë kërkesën Qeverisë së Kosovës”, ka theksuar Bexhet Xheladini – kryetari i Komunës së Dragashit.

Xheladini tregon se edhe për ekonomitë familjare përfshirë edhe bujqit raporti është votuar në asamble komunale dhe është dorëzuar  në Komisionin Qendror për Vlerësimin e dëmeve.

“Sot e kësaj dite ne nuk kemi as përgjigje as një ndihmë as një euro, as për infrastrukturë publike, as për dëmet në ekomomi familjare. Vlera diku tek të dyjat shkon në 1.2 milion euro, dëmet në infrastrukturë janë afër 600 mijë euro”, ka theksuar Xheladini.

TV Dukagjini ka kërkuar një sqarim nga Zyra e Kryeministrit për mos ofrimin e ndihmës, por deri në publikimin e kësaj kronike nuk kemi pranuar përgjigje.

Xheladini thotë se i kanë anuluar disa tenderë dhe kanë marrë para nga kategoria mallra dhe shërbime në mënyrë që të rregullohet infrastruktura publike, por që tash po e presin Qeverinë që ta lëshojë dorën me 600 mijë euro në mënyrë që t’i marrin paratë e premtuara.

Në trend

Më shumë
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Nis transformimi i sheshit “Xhorxh Bush” – projekti prej 18 milionë euro do të përfundojë brenda 240 ditëve

Nis transformimi i sheshit “Xhorxh Bush” – projekti prej 18 milionë euro do të përfundojë brenda 240 ditëve

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori