Aplikimi kryhet në Institutet e Sigurimit në shtetin përkatës.
Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe rreth 4 mijë italianë. Zv/ministrja e ekonomisë Olta Manjani tregon procedurën që duhet të kryejnë qytetarët e të dyja vendeve për të përfituar nga kjo marrëveshje.
“Një ndër nenet kryesore të marrëveshjes me Italinë është eksportimi i benefiteve, përfitimet e siguruara në secilin shtet mund të eksportohen në shtetin ku ka rezidencën. Një shtetas shqiptar që jeton dhe punon në Itali mund ta bëjë aplikimin për lidhjen e pensionit në shtetin italian më pas shkëmbimi i të dhënave do të bëhet në mënyrë automatike ndërmjet institucioneve zbatuese që në rastin e Shqipërisë është Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe në Itali është IMS Italian. Kjo bëhet për të ulur koston pasi nuk do duhet përkthim noterizim dokumentesh pasi këto njihen në mënyrë automatike nga institucionet ligjzbatuese”, tha Olta Manjani zv.ministrja e Ekonomisë.
Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë edhe ata qytetarë që e kanë mbushur moshën e daljes në pension përpara disa vitesh, por janë përjashtuar nga marrja e pensionit për shkak të mosplotësimit të viteve të kontributeve, atij minimal prej 15 vitesh në vendin tonë dhe 20 vitesh në Itali.
“Në shtetin shqiptar vitet minimale për të përfituar pension janë 15, Italia e ka 20. Nëse një shtetas shqiptar do të kishte 14 vite punë këtu, apo 19 vite punë në Itali, pavarësisht se në total do të kishte 33 vite punë nuk do të rrinte dot të përfitonte as pension në Shqipëri as në Itali. Në këtë rast nga 33 vite, 14 vite përfitohen nga skema shqiptare dhe 19 nga ajo italiane”, tha Olta Manjani.
Pas Italisë një rëndësi e veçante po i kushtohet edhe njohjes së pensioneve me shtetin grek, ku deri tani sipas zëvendësministres takimet teknike kanë rezultuar me sukses.
“Vëmendja e marrëveshjeve të tilla është e përqendruar në shtete ku ka prani të madhe të shqiptarëve, Greqia është një prej tyre ku kemi bërë dy takime në nivel teknik dhe në këto takime frytdhënëse ka rezultuar që skemat tona janë shumë të përputhshme”, tha Olta Manjani.
Pas Italisë pritet të hyjë në fuqi marrëveshja me Malin e zi, Kroacinë, Bullgarinë, Poloninë dhe Serbinë. Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje për njohjen e pensioneve me 13 vende të ndryshme./Tv Klan
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa