LAJMI I FUNDIT:

Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për zbardhjen e vrasjes së palestinezes Rayyan Alwan, e cila u vra nga i ati, Fadi Alwan, në Tiranë.

Më 19 shkurt të këtij viti, në rrethana ende të paqarta, të dy, babë e bij, udhëtuan nga Gjermania me avion në Tiranë, ku morën një banesë me qira, aty ku babai e vrau me thikë 3 ditë më pas, dhe iku duke e lënë të pajetë në dhomë.

Hetuesit po përpiqen të kuptojnë se çfarë i solli të dy në Tiranë, edhe pse dyshimet janë te një plan i organizuar i babait, për ta vrarë vajzën e padëshiruar në një vend të huaj, në një banesë ku nuk kishin deklaruar identitetet dhe ku nuk la asnjë gjurmë.


Palestinezët që mendohet se ishin në procedura azilkërkuesish në Gjermani, hynë në Shqipëri me letërnjoftim Greqisë.

Por në biletat e tyre të udhëtimit u gjetën pasaporta të Kosovës për të dy, ndaj Policia e Tiranës po kërkon te autoritetet e Kosovës informacione tjera.

24-vjecarja palestineze e vrarë në Tiranë nga babai, ishte nënë e 3 fëmijëve. Rayyan Alwan, ishte martuar herët, por historia nuk shkoi si duhet dhe çifti u divorcuan. Këto informacione, policia shqiptare, që po heton vrasjen e të resë, i mori nga homologët në Gjermani, të cilët u vunë në lëvizje pas kërkesës së autoriteteve tona. Pas divorcit, 3 fëmijët e saj të mitur qëndruan me babanë e tyre në Liban, dhe prej asaj kohe 24-vjeçarja palestineze nisi një jetë më të lirë, se sa gjatë martesës, arsye e cila dyshohet se u bë shkak për konfliktet me familjarët.

Sipas disa detajeve tjera autoritetet gjermane, në kthim-përgjigjen për autoritetet shqiptare bëjnë me dije se shkaku që dyshohet se mund të fshihet pas vrasjes së 24-vjeçares, është për çështje nderi, pasi dyshohet se familja ishte në presion për ekzistencën e një video ku vajza e tyre shfaqej nudo.

Sipas nënës së Rayyan, prej Dhjetorit 2024, ajo i kishte dhënë disa herë vajzës para për të paguar kërcënuesit që u kishte rënë në dorë video dhe vajza, pa praninë e së ëmës, i ka dërguar paratë përmes kompanive të transfertave, për të plotësuar kërkesat e shantazhuesit.

Megjithatë, në kallëzim, nëna e Rayyan nuk përjashton mundësinë që pas shantazhuesit të qëndronte vetë vajza e saj. Sipas saj, Rayyan kishte fluturuar në Shqipëri së bashku me të atin Fadi Alwan, i cili nuk jeton me nënën e saj, më 19 Shkurt 2025.

Aty dyshohet se vajza i tregoi babait videon dhe nëna pretendoi se kishte lindur një mosmarrëveshje mes babait dhe vajzës, vetëm një mosmarrëveshje verbale.

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan i largon nga stomaku baterinë e telekomandës 2-vjeçarit

Gastroenterologu në Gjilan i largon nga stomaku baterinë e telekomandës 2-vjeçarit

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

Politikë
Kalo në kategori