LAJMI I FUNDIT:

Dita e Mësuesit, rëndësia e Shtëpive-Shkolla për formimin e elitës intelektuale të Kosovës

Dita e Mësuesit, rëndësia e Shtëpive-Shkolla për formimin e elitës intelektuale të Kosovës

Për nder të 7 marsit, Ditës së Mësuesve, Reporting House ka mbajtur diskutimin për rolin e “Shtëpive-Shkolla” në vitet e ’90-ta në Kosovë, duke kujtuar sfidat që hasën mësimdhënësit gjatë krijimit të shtëpive-shkolla.

Zijadin Gashi, kryetar i Këshillit të Arsimit të Komunës së Prishtinës nga viti 1990 deri në 1999, solli rrëfimin e tij mbi rrethanat në të cilat lindën shkollat e rezistencës, si përgjigje ndaj presionit dhe diskriminimit nga regjimi serb. Kështu, mësimdhënësit refuzuan të punonin në atë kohë me ligje të Serbisë.

“Shtëpitë-shkolla lindën nga terrori i pushtetit të Serbisë, me suspendimin e organeve të Kosovës, Kuvendit dhe Qeverisë. U shkarkuan të gjitha organet e Kosovës, dhe mbi të gjitha organet e Kosovës u vendosën masa të dhunshme. Erdhi një personel prej Serbisë, i cili filloi të ndërtojë një pushtet me dhunë, ndërsa ndaj shqiptarëve që do të bashkëpunonin me ta, i detyronin të nënshkruanin se Serbinë e pranojnë si shtet dhe të punonin sipas ligjeve të Serbisë… Shkollat nën udhëheqjen e personave që kishin punuar në organet shtetërore u orientuan dhe konsultoheshin me ata persona, dhe në këtë rast, në bazë të udhëzimeve, shkollat u deklaruan se nuk mund të punonin me ligje dhe tekste mësimore të Serbisë.


Shtëpi-shkolla u bë diskutim publik, bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë me shkolla dhe parti politike, dhe është miratuar programi, dhe plani mësimor ka pasur nevojë për ndryshim… Viti shkollor u përgatit detajisht që të fillonte më 20 janar, u gjetën shtëpitë-shkolla dhe aty filluam vitin shkollor me 20 janar. Ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, nuk kishte inventar shkollor, të gjithë mësuesit dhe nxënësit ishin të mobilizuar, kishte përfshirje masive në shkolla”, rrëfen Gashi.

Gjatë diskutimit mbi rolin e “Shtëpive-Shkolla” në vitet ’90, ligjëruesja në Departamentin e Sociologjisë, Linda Gucia, theksoi rëndësinë e arsimit shqip në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe ndikimin e Universitetit të Prishtinës në formimin e elitës intelektuale shqiptare.

“Shtëpitë-shkolla kanë qenë elementi më funksional dhe forma më e mirë e organizimit.Vitët ’90 ishin vite dinamike, me ndryshime të mëdha strukturore, vite që sollën ndryshime shumë dramatike. Gjendja e shqiptarëve në ish-Jugosllavi nuk ka qenë asnjëherë e mirë… Sytë tek Universiteti dhe arsimi shqip kanë qenë përherë, sepse hapja e Universitetit të Prishtinës krijoi elitën intelektuale. Për këtë arsye, konsideroj se Universiteti dhe sulmi i drejtpërdrejtë në arsim ishin të qëllimshëm, sepse arsimi prodhoi elita intelektuale për të drejtat më të mëdha të shqiptarëve”, tha Gucia.

Gresa Neziri, bashkëthemeluese e projektit “Shtëpitë-shkolla”, foli për rëndësinë e lidhjes mes brezave për të kuptuar dhe analizuar ndikimin e sistemit arsimor të viteve ’90.

“Si organizatë, kemi tentuar të mbulojmë këtë hendek mes gjeneratave. Ne jemi rritur me perspektivën e arsimit të viteve të ’90-ta, edhe nëse nuk e kemi përjetuar drejtpërdrejtë, kemi anëtarë të familjes, dhe jemi rritur me tregime. Ka qenë shumë vështirë arsimi. Si organizatë, tentojmë të analizojmë fenomenet sociale, ekonomike, urbane, në aspektin e arsimit, të shohim çfarë na tregon shtrirja në hapësirë, dhe të shohim çfarë mund të nxjerrim në këtë aspekt”, tha Neziri.

Dita e Mësuesit është një festë e cila i kushtohet mësimdhënësve në shkolla dhe universitete.

7 marsi ka një zanafillë të hershme, që kujton themelet e para të shkollës shqipe. Ka filluar të kujtohet që kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të ishte festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe në Korçë.

Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë u themelua në mars të vitit 1887.

Festa e Mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe të gjithë punonjësve të arsimit, si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori