Arritja e marrëveshjes me Italinë për pensionet, ishte një nga dy marrëveshjet më të vështira sipas kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Në një reagim të bërë së fundmi në Facebook, Rama tha se për këtë falënderon kryeministren e Italisë, që sipas tij, pa të kjo marrëveshje nuk do të kishte përfunduar.
Rama tha se tani “sytë” janë nga Greqia për të arritur marrëveshjen për pensionet edhe për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje, e po ashtu për të hequr ligjin e luftës.
“Sot jam vërtetë i lehtësuar nga mbyllja më në fund e procesit të gjatë burokratik të miratimit të ligjit të pensioneve për shqiptarët e Italisë. Hallall dhe vicklat, talljet, përqeshjet, jo ishte lojë, jo ishte tallje, jo e paç haram etj…. rëndësi ka që tanimë mundi dhe sakrificat e shqiptarëve do njihen njësoj si për italianët, pa asnjë dallim”, ka shkruar Rama.
Tutje ai ka thënë se “Kjo ishte njëra nga dy marrëveshjet absolutisht më të vështira të pensioneve sepse bëhet fjalë për gati gjysmë milionë njerëz, dhe i jam falënderues Giorgia Melonit, pa të cilën kjo nuk do të merrte fund, dhe mund të merrte vite dhe vite të tjera. Tani qershia mbi tortë për të mbyllur këtë cikël, mbetet marrëveshja me Greqinë. Qielli është hapur përsëri nga retë që siç e dini u mblodhën prapë për arsyen që dini, dhe vendosmëria ime është të mbyllim të gjitha çështjet e hapura me po atë ndjenjë respekti dhe bashkëpunimi që kemi ndarë me kryeministrin grek që prej takimit tonë të parë”.
“Unë kam shumë besim që mandati ynë i katërt do të jetë mandati i pensioneve të ligjëruara të shqiptarëve të Greqisë, siç do të jetë dhe mandati i heqjes së ligjit të luftës dhe i vënies mbi ‘i’ i të gjitha pikave të dakordësuara mes nesh. Shqipëria e 2030 dhe Greqia do të jetën së bashku në BE dhe do të enë lënë pas çdo hije të së shkuarës duke u afrua më shumë se kurrë për të mirën e përbashkët, por dhe me bindjen se në këtë botë të trazuar së bashku jemi shumë më të fortë”, u shpreh Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze