LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me një nga veturat më të gjata ndonjëherë – ofron komoditet dhe fuqi të jashtëzakonshme

Njihuni me një nga veturat më të gjata ndonjëherë – ofron komoditet dhe fuqi të jashtëzakonshme

Së fundmi janë publikuar disa foto të Cadillac Escalade IQL.

Është një nga automjetet më të gjata të prodhimit ndonjëherë, duke tejkaluar Escalade ESV me 3.8 centimetra.

Është gjithashtu më i gjatë se një Jeep Grand Wagoneer L, një Chevrolet Suburban, ose një Lincoln Navigator L.


Gjithçka është e madhe në këtë SUV, përcjell Telegrafi.

Nga rrotat 60 centimetra, deri te paketa masive e baterive 205,0 kilovat-orëshe.

Escalade IQL ka 750 kuaj fuqi dhe arrin shpejtësinë 0-96 km/h në vetëm 4.7 sekonda.

Brenda veturës me shtatë ulëse, kemi një ekran të lakuar te shoferi.

Ky model kushton 132,695 dollarë dhe do të dalë në prodhim në mesin e vitit 2025. /Telegrafi/