LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 17° fair_day

Kuvendi i Dragashit përkujton Epopenë e UÇK-së dhe sakrificën për liri

Kuvendi i Dragashit përkujton Epopenë e UÇK-së dhe sakrificën për liri

Në kuadër të agjendës për shënimin e Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Komunës së Dragashit ka mbajtur seancë solemne, ku krahas kuvendarëve e zyrtarëve të Ekzekutivit kanë marrë pjesë edhe mysafirë të tjerë.

Sipas njoftimit të Komunës, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të veteranëve dhe invalidëve të luftës, përfaqësues të institucioneve të sigurisë, institucioneve fetare, arsimore, partive politike, media dhe qytetarë, raporton Telegrafi.


Kryesuesja Arijeta Qafleshi Skeraj, sipas njoftimit, ka deklaruar se asnjëherë nuk do të mungojë nderimi, mirënjohja dhe përulja para veprës dhe sakrificës heroike të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari. Sipas saj, me nder dhe respekt në këto ditë kujtohen edhe të gjithë ushtarët dhe dëshmorët e rënë për idealet e lirisë dhe pavarësisë, si dhe të gjithë veteranët e luftës.

Ndërsa kryetari Bexhet Xheladini ka vlerësuar se Epopeja e UÇK-së shënon kulmin e heroizmit dhe sakrificës së popullit të Kosovës për liri.

“Familja Jashari, në krye me Adem Jasharin, u bënë sinonim të rezistencës dhe të luftës heroike, dhe emri i tyre do të jetë përherë në kujtesën e çdo shqiptari”, ka thënë Xheladini, raporton Telegrafi.

Sipas njoftimit, para të pranishmëve kanë folur edhe sekretari i OVL të UÇK-së, Salih Shala, si dhe nënkryetari i Komunës nga radhët e komuniteteve, Fejsal Halilović. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Azia
Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

Amerika
Kalo në kategori