LAJMI I FUNDIT:

“Zhvillim i papritur, nuk ishte paraparë as si mundësi”, reagon deputetja Musliu pasi Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të KiE-së për statusin e mysafirit special

“Zhvillim i papritur, nuk ishte paraparë as si mundësi”, reagon deputetja Musliu pasi Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të KiE-së për statusin e mysafirit special

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi e cila ishte pjesë e delegacionit të Kosovës ka reaguar pasi nuk hyri në agjendë të Komitetit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Musliu-Shoshi në një postim në Facebook bën të ditur se në fillim të takimit, me kërkesë të kryetarit të Grupit të EPP, Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës, një zhvillim që sipas saj ishte e papritur që nuk ishte paraparë as në grupet politike dhe as si mundësi.

Këshilli i Evropës heq nga rendi i ditës kërkesën e Kosovës për statusin e mysafirit special
Lexo po ashtu Këshilli i Evropës heq nga rendi i ditës kërkesën e Kosovës për statusin e mysafirit special

“Sot, në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, morëm pjesë si delegacion, ku në agjendë ishte edhe opinioni për ngritjen e statusit të Kosovës në këtë organizatë. Në fillim të takimit, me kërkesë të kryetarit të Grupit të EPP, Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës, një zhvillim i papritur që nuk ishte paraparë as në grupet politike dhe as si mundësi.


Kjo situatë tregon nevojën për mobilizim si shtet, në bashkëpunim me aleatët tanë, për të krijuar një strategji të qartë që do të sigurojë realizimin e prioriteteve dhe agjendave tona në arenën ndërkombëtare”, shkruan deputetja Musliu-Shoshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori