Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes të cilëve edhe 8 mijë shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi etj.
Në këtë qytet, komuniteti shqiptar ka një numër shumë të madh aktivistësh, ku bashkërisht japin kontributin e tyre në shërbim të ruajtjes së gjuhës amtare, kulturës, traditës, por edhe sportit.
Mislim Berisha është një nga këta aktivistë, i cili e la Kosovën më shumë se tri dekada duke u vendosur fillimisht në Suedi e më pas në Gjermani.
Për mikrofonin e RTSH-së, ai rrëfen se si u gjet në këto dy vende dhe objektivat e tij që kanë qenë dhe janë dy: klasat e gjuhës shqipe dhe rinia.
Për gjuhën shqipe, mësuesja, e cila mëson çdo germë dhe fjalë të fjalorit tonë, rrëfen për mikrofonin tonë se eksperienca është e paharrueshme dhe se prej një viti numri i nxënësve të saj shqiptarë rritet.
Por, në Gjermani pjesë e jetës së shqiptarëve atje është edhe kultura jonë.
Fëmijët shqiptarë janë shumë të interesuar për vallet tradicionale, të cilat i pëlqejnë, por edhe i mësojnë mjaft mirë.
Mësuesja Valjeta Kuqi, që i praktikon për transmetimin e valleve tradicionale, rrëfen se numri i nxënësve të saj është rritur dhe synohet që të rritet çdo ditë e më shumë.
Edhe koordinatori i shkollës shqipe, Sami Kuqi, thekson se grupet e valltarëve kanë marrë pjesë në parada kulturore, ndërsa synohet që në të ardhmen të prezantohen edhe më fuqishëm te komuniteti vendas dhe jo vetëm.
Jo vetëm kaq, por në mes të qytetit të Augsburgut, shqiptarët kanë vendosur atje edhe shtatoren e Shën Terezës, emrin e së cilës synojnë që në të ardhmen, pse jo ta ketë edhe Klinika Universitare Shëndetësore e këtij qyteti.
Por jo vetëm gjuha amtare, kultura e tradita!
Në Augsburg, pjesë e shoqatës FC Alba është edhe sporti, për të cilin të gjithë shqiptarët janë bashkuar dhe kanë krijuar ekipe sportive, duke kulmuar me krijimin e Klubit të Futbollit dhe ngritjen e tij në kategori.
Por, si erdhën shqiptarët në Augsburg dhe si u integruan?
Afërdita Berisha është tashmë nëna e tri djemve, e cila la gjithçka në Shqipëri dhe u bashkua me bashkëshortin e saj në Gjermani, aty ku fillimisht e pati të vështirë, por ishte pikërisht bashkëshorti, ai që e orientoi përshtatshmërinë e saj atje.
Znj. Berisha rrëfen se atje themeloi edhe grupin e parë të vajzave dhe grave shqiptare ndërsa asnjëherë nuk harroi synimin e çdo nëne shqiptare: Mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e saj!
Njësoj si Afërdita, Edita Kryeziu erdhi nga Peja dhe iu dedikua profesionit të aq shumë dëshiruar prej saj, estetikës. Ajo tregon se pas studimeve përkatëse hapi biznesin e saj, aty ku punon me qytetarë të kombësive të ndryshme, por për vajzat dhe gratë shqiptare ajo ka edhe mesazhi e saj.
Jo vetëm vajzat dhe gratë shqiptare, por edhe produktet vendore të shqiptarëve kudo që janë, u mbështetën fuqishëm nga djemtë dhe burrat që u vendosën në këtë qytet dhe me shumë punë arritën të fuqizoheshin ekonomikisht.
I tillë është edhe Fitim Thaçi, i cili vendosi të hapë rrjetin e supermarketeve Made in Albania.
Ai rrëfen se qytetarët e Augsburgut, pa dallim kombësie, preferojnë shumë prodhimet shqiptare dhe se nga gjermanët, me të cilët bashkëpunon, ka mësuar praktika pune që e kanë fuqizuar atë.
Produktet Made in Albania u sollën në Gjermani edhe përmes gastronomisë.
Alfons Tanushi rrëfen se ai vjen nga një familje e madhe, por se në Augsburg, bashkë me vëllezërit, hapën restorantin e parë shqiptar.
Vështirësitë e para ai i konsideron të mëdha, kur gjermanët pak dinin për shqiptarët.
Tradita dhe kultura shqiptare janë sjellë në Augsburg edhe përmes produkteve të stampuara, ku Asllan Qarri na tregon se si vendosi që të krijojë një biznes nga i cili traditën, kulturën dhe historinë shqiptare ta përcjellë brez pas brezi edhe në aspektin vizual.
Ai na tregon se vetëm përmes punës, gjermanët kanë kuptuar vlerat thelbësore të shqiptarëve.
Ndërsa Skënder Qarri nga Hasi i Shqipërisë, ka një nga lokalet në qendër të qytetit, aty ku fluksi i turistëve është i lartë dhe rakia e Shqipërisë apo specat e mbushur kërkohen masivisht.
Sektori i ndërtimit, sidomos godinave të vjetra dhe autoktone, ka marrë vëmendjen e shqiptarëve, të cilët pasi janë arsimuar dhe certifikuar nga institucionet gjermane, po kontribuojnë fuqishëm për rikonstruksionin e tyre apo edhe ndërtimin e godinave të reja të strehimit, shërbimeve apo fushave të tjera.
Përveç kontributit në shumë sektorë të jetës së Augsburgut, shqiptarët atje nuk lënë pas pa vëzhguar edhe jetën politike të shqiptarëve kudo që janë.
Arsim Sokoli erdhi në Gjermani si azilant politik, ndaj dhe mendon se qeveritë tona duhet të jenë më bashkëpunuese për të mirën e shqiptarëve.
Lidhur me njohjet e reja të shtetit të Kosovës, Sokoli thotë se përmes sportit mund të ketë më shumë rezultate, ndaj mendon se sportistët shqiptarë duhen mbështetur fuqishëm, duke qenë se i konsideron ambasadorët e vërtetë edhe në ato vende që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet.
Statistikat flasin se në Gjermani nga të gjitha trojet shqiptare jetojnë rreth 700.000 shqiptarë, ku mbi 610.000 janë vetëm nga Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës