LAJMI I FUNDIT:
Prishtina -2° clearsky_night

Kompania “Pastrimi” reagon ndaj akuzave për dëmtimin e kontenjerëve në Prishtinë

Kompania “Pastrimi” reagon ndaj akuzave për dëmtimin e kontenjerëve në Prishtinë

Kryeshefi i kompanisë “Pastrimi”, Petrit Reçica, ka reaguar ndaj pretendimeve të Drejtorit për Shërbime Publike të Komunës së Prishtinës, Bekim Brestovci, i cili ka akuzuar kompaninë për dëmtimin e kontenjerëve që janë asete të komunës.

Sipas Reçicës, ky është një rast i izoluar dhe nuk përfaqëson një problem të përgjithshëm.

Ai akuzoi Brestovcin për propagandë të vazhdueshme kundër kompanisë, duke përdorur pamje të vjetra për të krijuar një perceptim negativ mbi shërbimet e “Pastrimi”.


“Nga ana jonë, cilësia e shërbimit është përmirësuar ndjeshëm, gjë që duket se po e shqetëson Brestovcin. Shtrohet pyetja, pse?” – deklaroi ai.

Reçica bëri të ditur se menaxhmenti i “Pastrimi” po ndërmerr masa për të parandaluar raste të tilla në të ardhmen.

Tutje theksoi se kompania po forcon kontrollet dhe po trajnon stafin për të siguruar një shërbim sa më efikas.

Kryeshefi i “Pastrimi” e akuzoi Brestovcin për mungesë reagimi në raste më të rënda, si dëmtimi i kontenjerëve nga materialet inerte dhe të forta, djegia apo edhe vjedhja e tyre.

“Drejtori Brestovci ka reaguar për këtë rast të vetëm, por ka qëndruar i heshtur kur ka pasur incidente shumë më serioze në qytet” – tha Reçica.

Në përfundim, Kryeshefi i “Pastrimi” theksoi rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë dhe të koordinuar mes kompanisë dhe Komunës së Prishtinës për të mirën e qytetarëve.

“Këto çështje duhet të adresohen me seriozitet dhe bashkëpunim të ndërsjellë, jo me qasje të njëanshme. Vetëm kështu mund të përmirësojmë shërbimin dhe të sigurojmë një ambient të pastër dhe të sigurt për të gjithë” – përfundoi Reçica./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori