LAJMI I FUNDIT:

Gjendet fortifikimi në fshatin Rreja e Velës në Rubik, çka u zbulua pas lajmërimit nga një banor i zonës?

Gjendet fortifikimi në fshatin Rreja e Velës në Rubik, çka u zbulua pas lajmërimit nga një banor i zonës?

Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore realizuan një verifikim në terren në fshatin Rreja e Velës, pas një njoftimi për gjetje rastësore nga një banor i zonës.

Në majën e një kodre u identifikuan rrënojat e një fortifikimi, me pllaja të vogla të rrethuara nga shpate të thikta në lindje, jug dhe veri, ndërsa ana perëndimore ka një terren më të butë.

Vendgjetja ndodhet në Kodra e Qytezës, 10 km larg Rubikut, në një lartësi prej 475 m.


Në veriperëndim të fortifikimit ndodhen rrënojat e një kulle rrethore, ndërsa në jugperëndim vërehet një linjë muri i rrënuar.

Fortifikimi mendohet të ketë pasur funksion mbrojtës ose shërbente si pikë vëzhgimi për kontrollin e territorit.

IKTK do të vijojë proceset e dokumentimit, studimit dhe konservimit të këtij fortifikimi në fazat e ardhshme. Gjithashtu, do të realizohet një vëzhgim sipërfaqësor arkeologjik për të kuptuar lidhjet e fortifikimit me territorin përreth, raporton euronewsal.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme

"Trainkos" del me sqarim për largimin nga puna të një punëtori - i njëjti thuhet se ka refuzuar nënshkrimin e kontratës

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori