LAJMI I FUNDIT:

“Trainkos” tregon arsyet e prishjes së lokomotivës në trenin Prishtinë-Pejë: Nuk kishte rrezik për udhëtarët

“Trainkos” tregon arsyet e prishjes së lokomotivës në trenin Prishtinë-Pejë: Nuk kishte rrezik për udhëtarët

Treni i linjës Prishtinë-Pejë, u detyra të ndalonte brenda tunelit në Ujmir, për shkak të një prishje që pati në njërën prej lokomotivave.

Nga “Trainkos” kanë treguar detaje të reja rreth këtij problemi.

Në një përgjigje për Telegrafin, “Trainkos” ka bërë të ditur se prishja e lokomotivës ka ndodhur si pasojë e prishjes në sistemin e ftohjes.


“Prishja e lokomotivës në linjën Prishtinë-Pejë ka ndodhur si pasojë e prishjes në sistemin e ftohjes së motorit megjithatë ka reagua mbrojta dhe nuk kem te bëjmë me defekte teknike po ashtu as me rrezik të sigurisë së udhëtareve”, thuhet në përgjigjen e “Trainkos”.

Prishje e lokomotivës, treni Prishtinë-Pejë ndalon brenda tunelit në Ujmir
Lexo po ashtu Prishje e lokomotivës, treni Prishtinë-Pejë ndalon brenda tunelit në Ujmir

“Trainkos” ka theksuar se prishjet nuk mund të parashikohen dhe se kjo situatë nuk ka paraqitur rrezik për udhëtarët.

“Megjithatë, prishjet nuk mund të parashikohen, dhe ato ndodhin. Kjo situatë nuk ka paraqitur rrezik për udhëtarët. Ndërkohë, ka pasur një vonesë derisa personeli ka shkuar me një lokomotivë tjetër dhe ka tërhequr udhëtarët”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre.

Ata kanë theksuar se tashmë, udhëtarët do të arrijnë në destinacionet e tyre.

“Besojmë se nuk do të ketë vonesa të tjera për trenin 4200”, thuhet në fund të përgjigjes së tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme

"Trainkos" del me sqarim për largimin nga puna të një punëtori - i njëjti thuhet se ka refuzuar nënshkrimin e kontratës

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori