Rrjeti i Grave të Kosovës në një reagim publik ka bërë të ditur se është dhunuar për të katërtën herë një vajzë e mitur në Prishtinë.
Në reagimin e tyre thuhet se ky rast “na rikujton edhe një herë dështimet në mbrojtje dhe rehabilitim e reintegrim të viktimave të dhunës me bazë gjinore, veçanërisht në rastet e ndjeshme kur për viktimë janë vajzat e mitura”.
Rrjeti i Grave të Kosovës ka kërkuar nga institucionet relevante që kanë qenë të përfshira në këtë rast, të japin llogaridhënie për dështimin në mbrojtje dhe rehabilitim të të miturës.
“Për të katërtën herë, viktima e mitur, e njohur për shoqërinë si viktime e përdhunimit nga pesë burra në vitin 2022, është përdhunuar sërish. Kësaj radhe, përdhunues të saj janë mbi dhjetëra burra, prej të cilëve katër janë arrestuar me dyshimet për trafikim për qenie njerëzore. Ky rast na rikujton edhe një herë dështimet në mbrojtje dhe rehabilitim e reintegrim të viktimave të dhunës me bazë gjinore, veçanërisht në rastet e ndjeshme kur për viktimë janë vajzat e mitura”, thuhet në reagim.
Mes tjerash thuhet se e mitura ishte e njohur për Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë, institucion ky që ka për mandat të bëjë menaxhimin e rastit kur për viktimë janë të miturat/it.
“Ri-viktimizimi i së njëjtës, edhe pasi që ishte nën mbrojtjen e institucioneve vendore, dëshmon mos-efikasitetin e Qendrave për Punë Sociale në kryerjen e detyrave të tyre”, vijon reagimi.
Më tej thuhet se viktima, pas përjetimeve të dhunës seksuale në vitin 2022 për një kohë ka qëndruar në Strehimoren e Sigurisë së Lartë për Viktimat e Trafikimit (e vetmja strehimore nën menaxhimin e shtetit), ku edhe gjatë qëndrimit aty, ajo ishte përdhunuar, për këtë rast edhe RrGK pati reaguar, duke kërkuar llogaridhënie nga përfaqësuesit e strehimores.
RrGk kërkon urgjentisht: Të rishikohet plani i menaxhimit të rastit, dhe personi përgjegjës ne Qendrën për Punë Sociale të jap llogaridhënie për mos efikasitet të planit;
Të merret kujdestaria nga prindërit, të cilët po duket që nuk kanë aftësi ta mbrojnë fëmijën e tyre;
Policia dhe Prokuroria të arrestojnë të gjithë të përfshirët në këtë rast, dhe të njëjtit të marrin dënimet meritore nga Gjykata;
Në rast se rehabilitimi i të njejtës është sfidë për shtetin tonë, në mungesë të institucioneve relevante, të njëjtën ta dërgojnë jashtë vendit për trajtim të mirëfilltë dhe e njëjta të rikthehet në shoqëri e rehabilituar;
Urgjentisht të themelohet qendra për trajtimin e rasteve të dhunimeve seksuale, ashtu siç kërkon edhe Konventa e Stambollit dhe Protokolli Shtetëror për Trajtimin e Rasteve Seksuale (i hartuar nga RrGK në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë).
Gjithashtu, theksohet se “ky rast e rithekson edhe një herë rëndësinë e punës me qasjen me viktimën në qendër dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për trajtim të rasteve të dhunës me bazë gjinore”.
“Të miturit nuk mund të japin pëlqim për marrëdhënie seksuale, dhe çdo rast që çon atje përmes lajthitjes, mashtrimit, kërcënimit, shantazhit duhet të dënohet dhe të konsiderohet vepër penale, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Rrjeti i Grave të Kosovës është i hapur për të ndihmuar të gjitha viktimat e dhunës me baza gjinore, përmes këshillimit dhe ndihmës juridike falas në numrin +38348105800”, bëhet e ditur në reagim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Toshkovski: Burgu i Shkupit ka funksionuar më shumë si subjekt turistik- hotelierik sesa si burg

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet