LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Brenda pak ditësh, Xiaomi 15 Ultra do të prezantohet në Kinë, dhe tashmë kemi marrë pamjen zyrtare të telefonit. Për të rritur entuziazmin te fansat, Xiaomi ka publikuar në rrjetet sociale imazhet e këtij telefoni premium të ardhshëm.

Janë shfaqur tre opsione ngjyrash që do të jenë të disponueshme, si dhe janë zbuluar funksione të reja të sistemit të kamerave.

Xiaomi 15 Ultra do të ketë një objektiv telefoto prej 200 MP, i cili përfshin sensorin Samsung ISOCELL HP9 (1/1.4″) dhe është dizajnuar për të ofruar zmadhim të qartë deri në 200 mm, madje edhe deri në 400 mm.


Reflektimi i dritës është një sfidë e madhe për kamerat me rreze të gjatë, dhe Xiaomi synon ta zgjidhë këtë problem duke përdorur xham 24-shtresor me reflektim ultra të ulët. Ky xham ka një shtresë të veçantë që redukton reflektimin deri në 1.5 për qind.

Gjithashtu, është konfirmuar se kamera kryesore do të ketë një sensor 1 inç, çka nuk është surprizë, pasi kjo veçori ka qenë prezente që nga publikimi i modelit 12S Ultra tre vite më parë.

Xiaomi 15 Ultra pritet të lançohet në Kinë më 27 shkurt, ndërsa debutimi global do të ndodhë më 2 mars, gjatë MWC 2024 në Barcelonë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Teknologji
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Teknologji
Po përgatitet

Po përgatitet "superkompjuteri më i madh në botë", konsumon energji elektrike në vit sa Sllovakia!

Teknologji
Kalo në kategori