Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin, ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin slloven “Delo”, ku ka diskutuar tema të ndryshme, nga zhvillimet politike në futboll deri te bashkëpunimet ndërkombëtare.
Një nga temat kryesore ishte organizimi i përbashkët i Kampionatit Evropian U21 të vitit 2027 nga Shqipëria dhe Serbia.
Ceferin, i cili ka prejardhje sllovene, ka shprehur admirim për vendet e ish-Jugosllavisë dhe ka theksuar se sporti ka fuqinë të tejkalojë ndarjet politike.
“Kam një dashuri të veçantë për të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë. Dekadat e fundit kanë qenë shumë të trishtueshme. Por i gjithë Ballkani Perëndimor është bombë e kurdisur. Problemi kryesor është se liderët e këtyre vendeve bisedojnë me burokratët evropianë që nuk e kuptojnë mendësinë e Ballkanit, ish-Jugosllavisë, Shqipërisë dhe vendeve tjera”, deklaroi fillimisht ai.
Ceferin vlerësoi bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Serbisë për të organizuar këtë turne, duke e quajtur atë një dëshmi të fuqisë së sportit për të bashkuar njerëzit.
“Interesant është fakti se federatat e futbollit në Shqipëri dhe Serbi, të përkrahura nga qeveritë e dy vendeve, kanë shprehur dëshirën për të organizuar këtë garë së bashku. Kjo është një dëshmi tjetër se sporti është mbi politikën. Sportet janë diçka e mirë. Është një mundësi e shkëlqyer për të treguar se futbolli është mbi politikën e përditshme”, deklaroi i pari i UEFA-s.
Gazetari i “Delo” vlerësoi këtë bashkëpunim si një thyerje të tabuve, duke theksuar se një marrëveshje e tillë do të ishte e pamenduar në sferën politike.
Ceferin, nga ana tjetër, mbetet i bindur se futbolli ka fuqinë të ndërtojë ura aty ku politika ndonjëherë dështon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

Nga suksesi i Kosovës te ikja e lojtarëve dhe situata me Brrutin, flet Bajram Shala

Liverpooli po e fiton garën me Realin dhe Man Utd për mbrojtësin hungarez

Skandal në Kumanovë: Rikthehen ofendimet "Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur!"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze