LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 2° cloudy

Komandanti i Policisë në Shtime Haxhi Behluli forcon bashkëpunimin me të rinjtë për mirëqenie dhe siguri më të madhe

Komandanti i Policisë në Shtime Haxhi Behluli forcon bashkëpunimin me të rinjtë për mirëqenie dhe siguri më të madhe

Siguria në Komunën e Shtimes po vazhdon të mbetet e qetë dhe stabile. Kjo për shkak të angazhimit që po e bën stacioni i Policisë në këtë Komunë që drejtohet nga komandanti-Toger Haxhi Behluli.

Komandanti Behluli, po vazhdon me aktivitete dhe takime të ndryshme të punës me qëllim të përmirësimit edhe më të mirë të sigurisë në këtë komunë.

Në ambientet e stacionit policor të Shtimes, gjatë së hënës është zhvillua një takim pune ndërmjet komandantit Behluli dhe Kryesueses së Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Albana Podvorica Hoxha e cila njëherësh është edhe kuvendare nga radhët e PDK-së në Shtime.


Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për Telegrafin se ky takim  pune në Shtime kishte për qëllim trajtimin e çështjeve që prekin të rinjtë, përfshirë sigurinë, angazhimin dhe përmirësimin e kushteve për ta në komunën e Shtimes. .

“Gjatë diskutimit, u theksua rëndësia e sigurisë në shkolla, duke e cilësuar atë si prioritet për mbrojtjen e nxënësve dhe mësimdhënësve. Palët u dakorduan për bashkëpunim të vazhdueshëm me qëllim të krijimit të një mjedisi më të sigurt dhe përfshirjes aktive të institucioneve në mbështetjen e të rinjve. Policia, veçanërisht njësia sektoriale, do të luajë një rol kyç në këtë proces, duke bashkëpunuar me organizatat relevante për të organizuar aktivitete sensibilizuese dhe parandaluese, me qëllim largimin e të rinjve nga dukuritë negative dhe promovimin e një angazhimi pozitiv në komunitet”, ka thënë Veseli. / Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori