LAJMI I FUNDIT:

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Është ndarë nga jeta kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini.

Qerkini vdiq pas një sëmundje që e mbajti shtrirë që disa muaj. Kështu është bërë me dije nga familjët e tij.

Varrimi i tij do të bëhet ditën e martë, më 25 shkurt 2025, në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës.


“Sot i mbylle sytë për të kaluar në amshim. Vdekja të mori dhe të ngjiti në Olimpin e njerëzve që lanë gjurmë për këtë vend. Vërtet, të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi. Ti sot shkove te Lartmadhëria e Tij. Sëmundja që të mbajti shtrirë tash e tre muaj ishte pushimi për një jetë plot sakrifica dhe brenga.

Sot, u bashkohesh Babës Zenel dhe Babës Sadik, të cilët ndërruan jetë pa e ditur fatin e baballarëve të tyre. Ti shkove me boshllëkun për Reshatin. Njëzet e pesë vite përpjekje për të ditur fatin e djalit dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë. Njëzet e pesë vite me veshin dhe syrin hapur, duke pritur një lajm për ta. I mbylle sytë dhe veshët sot, pa e marrë atë lajm”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Për rreth 25 vite Qerkini është përpjekur për të ditur fatin e djalit të tij dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori