LAJMI I FUNDIT:

Midhja e Butrintit, pritshmëri për prodhim të mbarë

Midhja e Butrintit, pritshmëri për prodhim të mbarë

Në këto ditë shkurti impiantet e kultivimit të midhjes në Liqenin e Butrintit, janë pjesë e peizazhit piktoresk që të shoqëron në udhëtimin nga Manastiri në Ksamil.

Nën to rriten gjallesat e midhjes së re.

Në Qendrën e Deporimit të Midhjes, ku në kohë sezoni kalon i gjithë prodhimi dhe certifikohet për treg, këto ditë vetëm në dukje janë qeta.


Inxhinieri i Qendrës, Elvis Mustafa thotë se pas asaj që ndodhi një vit më parë, fara e midhjes është rimëkëmbur dhe pritshmëritë janë për prodhim të mbarë.

“Pas një viti të vështirë, ku temperaturat e larta ishin kërcënuese për farën e midhjes, shohim që ka filluar rimëkëmbjen dhe me këto parametra që ka uji, kemi pritshmëri për prodhim më të mirë se vitin e kaluar”, tha ai.

Monitorimi është një proces që nuk ndalet. Për ta mbajtur prodhimin e ri në kontroll të vazhdueshëm, Qendra e Deporimit të Midhjes bën marrjen e analizave, të cilat vlerësohen nga instituti i Sigurisë Ushqimore.

“Në liqen kryhen analizat për fitoplanktonin në ujë, bitoksina në molusqe dhe mikrobiologji në molusqe”, u shpreh Mustafa.

Ndërkaq, duket se u është dalë përpara me programim të mirë, dy prej punëve që garantojnë prodhim të mbarë të midhjes, duke e mbrojtur në temperaturat e larta të verës.

“Është bërë projekti dhe në muajt që rriten temperaturat, bëhet hapja e portave të komandimit në lumin e Bistricës”, deklaroi inxhinieri.

Në Liqenin e Butrintit kultivohet prodhimi i midhjes në 80 impiante. Midhja është e njohur si Mbretëresha e Liqenit të Butrintit dhe rritet atje ku takohet uji i kripur i detit me ujin e ëmbël të Liqenit./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori