Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, kryetarja e partisë serbe Zavetnik dhe përgjegjëse për departamentin e përkujdesjes ndaj familjes në kabinetin qeverisës të Serbisë, mori pjesë më 21 shkurt në tubimin përmbyllës zgjedhor të partisë ekstremiste të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Sipas saj, kjo pjesëmarrje ishte “në emër të partisë së saj”.
Gjatë konventës, Stamenkovski deklaroi se Kosova është “pjesë” e Serbisë dhe e cilësoi komunitetin serb si “grupin etnik më të rrezikuar në Evropë”, duke shpërfillur mungesën e kredencialeve të saj akademike.
Analistja Kaltrina Kamberi reagoi ashpër ndaj deklaratave të saj, duke e akuzuar për falsifikim të fakteve rreth Kosovës.
“Tani lind pyetja: a ofron ajo ndonjë provë për këto akuza, apo duhet ta besojmë fjalën e saj, ashtu siç na kërkoi të besonim kur pretendonte se kishte një diplomë, pa asnjë dëshmi? Mendoj se ajo ndjek parimin ‘falsifiko derisa ta arrish’”, shkroi Kamberi në platformën X.
Gjatë fjalimit të saj, Stamenkovski akuzoi autoritetet e Kosovës për “terrorizëm” ndaj serbëve dhe u bëri thirrje serbëve në Gjermani që të mbështesin AfD-në, duke e cilësuar këtë parti si një forcë që “e kupton” perspektivën e saj.
Sipas Kamberit, mbështetja e Stamenkovskit për AfD-në synon të krijojë një imazh të sajin si figurë me ndikim, duke anashkaluar realitetin.
“Ndoshta, nëse do të përpiqej aq shumë për të sjellë fakte sa për të fituar vëmendje, do të merrej më seriozisht”, përfundoi Kamberi.
Zavetnik dhe AfD ndajnë një ideologji të përbashkët të ekstremit të djathtë dhe kundërshtojnë vlerat liberale. Edhe pse liderët e dy partive janë takuar më parë, ky është angazhimi i parë publik i Stamenkovskit në mbështetje të AfD-së që nga hyrja e saj në koalicionin qeverisës në Serbi.
Ndërkohë, në Berlin dhe Munih, qindra-mijëra qytetarë kanë protestuar së fundmi kundër rritjes së ndikimit të ekstremit të djathtë në politikën gjermane.
Në vitin 2023, grupi parlamentar i AfD-së i kërkoi qeverisë gjermane të revokojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Minister Milica Djurdjevic Stamenkovski,( @milicazavetnica )the self-proclaimed “political scientist” without a degree, has found a new platform at Germany’s far-right AfD convention.
There, she declared Kosovo part of Serbia, claiming Serbs are the most endangered ethnic group… pic.twitter.com/xAMmDIEnX1
— Kaltrina Kamberi (@ThisisKaltri) February 23, 2025
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë