LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 0° cloudy

Qytetarët duhet të paguajnë 5 euro për shërbime shëndetësore në zonën ku nuk jetojnë

Qytetarët duhet të paguajnë 5 euro për shërbime shëndetësore në zonën ku nuk jetojnë

Fushë Kosova njihet si një nga komunat e mbipopulluara. Madje shumë nga qytetarët nuk janë të regjistruar si banorë të kësaj zone, por tash e disa vjet marrin shërbime shëndetësore në këtë komunë.

Por një udhëzim administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë obligon të gjithë qytetarët që kërkojnë shërbime në institucionet shëndetësore jashtë zonës së banimit, të paguajnë nga 5 euro.

Bislim Sejdiu që nga paslufta jeton në Fushë Kosovë.


Tash e disa vjet ai merr shërbime shëndetësore në këtë komunë, ndonëse thotë se ende nuk është i regjistruar si banor i Fushë Kosovës.

Edhe pse si pensionist, tha se nuk pagoi shumën prej 5 eurosh, megjithatë shumë banorë të tjerë që nuk figurojnë si banorë të regjistruar në këtë komunë, janë të obliguar që pasi ta marrin shërbimin shëndetësor të paguajnë nga 5 euro. Këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, ai thotë se do ta respektojë.

“Të gjithë duhet të jemi të angazhuar që t’i kryejmë detyrat dhe obligimet tona ndaj shtetit, duhet”, tha për RTK, Bislim Sejdiu qytetar i Fushë Kosovës.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, Remzi Shala, teksa ka sqaruar udhëzimin, tha se ky vendim nuk vlen për rastet urgjente.

“Si institucion kemi marrë një udhëzim administrativ 03/2024 nga Ministria e Shëndetësisë ku neni 7 thotë: “ne përjashtim të rasteve emergjente, qytetarët që kërkojnë shërbime shëndetësore jashtë zonës së banimit do të paguajnë 5 euro.” Pacientët do ta marrin shërbimin, por nëse mjeku pastaj konstaton që nuk është rasti emergjent,  do të paguajë””, tha ai për RTK.

Edhe pse udhëzimi në disa pika thotë se është i paqartë për ta, megjithatë theksoi se kjo qendër ka përjashtuar nga pagesat edhe disa nga kategoritë e veçanta.

“Kategoritë janë ato që hyjnë në kategoritë si ato të sëmundjeve kronike, zemrës, malinj, skemat sociale, veteranët por jo edhe anëtarët e familjes së tyre”, tha ai.

Ai shtoi se të gjithë banorët e Fushë Kosovë janë të obliguar që të zgjedhin mjekun e tyre të afërt ku janë të regjistruar si banorë.

Në trend

Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Kalo në kategori