LAJMI I FUNDIT:

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Ndërsa moti bëhet më i ftohtë, është e rëndësishme të siguroheni që ngrohja të funksionojë siç duhet. Nëse shtëpia juaj nuk është aq e ngrohtë sa duhet, atëherë mund t’ju duhet të pastroni radiatorët.

Radiatorët shpesh bëhen të ndotur kur nxehen. Kjo ndodh sepse ajri i ngrohtë ngjitet lart, ndërsa ajri i ftohtë zbret poshtë. Ky qarkullim i vazhdueshëm i ajrit tërheq pluhurin nga dhoma drejt radiatorit, duke e bërë atë të grumbullojë papastërti me kalimin e kohës.

Ky pluhur më pas do të piqet në sipërfaqen e nxehtë dhe do të jetë i vështirë për t’u hequr nëse nuk i fshini radiatorët tuaj të paktën një herë në muaj.


Është e rëndësishme të siguroheni që radiatorët të jenë të pastër pasi pluhuri do të bllokojë nxehtësinë brenda radiatorit tuaj, kështu që nuk mund të ngrohë në mënyrë efektive një dhomë, dhe shtëpia do të jetë më e ftohtë e në anën tjetër do të ketë fatura të larta energjie.

Megjithatë, ekspertët e Trads Cast Iron Radiators kanë thënë se heqja e pluhurit mund të jetë tepër e thjeshtë, pasi gjithçka që ju nevojitet është një artikull që ka të ngjarë ta keni tashmë në dhomën tuaj të gjumit.

Ata rekomandojnë që pluhurin ta fshini me një tharëse flokësh.

“Po, mund të përdorni një tharëse flokësh për të nxjerrë pluhurin nga brenda dhe poshtë në pjesën e pasme të radiatorit”, thonë ekspertë.

“Tharësja e flokëve do ta çojë pluhurin në ajër ose në dysheme, kështu që bëni gati edhe fshesën me korrent”. /Telegrafi/