LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 5° clearsky_day

Festivali “BookFest” drejt përmbylljes në Gjilan – Lexuesit e rinj tregojnë interes të madh për librat

Festivali “BookFest” drejt përmbylljes në Gjilan – Lexuesit e rinj tregojnë interes të madh për librat

Edhe dy ditë kanë mbetur deri në përmbylljen e festivalit të librit “BookFest” në Gjilan, i organizuar nga Latif Mustafa.

Ky festival, i cili ka nisur nga Prizreni dhe më pas ka vazhduar në Prishtinë, tashmë ka bërë ndalesën e tij edhe në Gjilan, duke sjellë mbi 2500 tituj librash dhe aktivitete të shumta për fëmijët, si lojëra edukative, kuize, vizatime dhe ushtrime që stimulojnë mendimin kritik, kreativ dhe logjik.

Sipas organizatorit Latif Mustafa, një nga veçoritë kryesore të festivalit janë zbritjet e mëdha në libra, të cilat ofrohen në “BookFest”.


“Gjilani ka një numër të madh lexuesish, shumë prej të cilëve bëjnë porosi online. Kjo na ka shtyrë të mendojmë për hapjen e një librarie në qytet. Gjilani është një qendër lidhëse mes Luginës, një pjese të Ferizajt dhe Karadakut, dhe padyshim që ka nxjerrë figura të rëndësishme,” tha Mustafa.

Ai theksoi se qytetarët, sidomos të rinjtë, kanë një interes të madh për lexim dhe kërkojnë libra me tematika të veçanta.

“Më habiti fakti se çfarë librash kërkojnë të lexojnë të rinjtë gjilanas. Ata janë shumë kreativë dhe me iniciativë,” u shpreh ai për Radio Kosova.

Mustafa shtoi se ndonëse në Gjilan ekzistojnë disa librari të vogla, qyteti mund të përfitojë nga një hapësirë më e madhe dedikuar librit dhe kulturës së leximit.

Në krahasim me vitin e kaluar, organizatorët synojnë ta shtrijnë festivalin në më shumë qytete të Kosovës.

“Synimi ynë është që libri të bëhet pjesë e hapësirës publike, duke i sjellë lexuesit më pranë tij, pa qenë e nevojshme të shkojnë në librari,” përfundoi Mustafa. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Kalo në kategori