LAJMI I FUNDIT:

Janevska: Ligji për arsim të lartë do të pësojë ndryshime të mëdha

Janevska: Ligji për arsim të lartë do të pësojë ndryshime të mëdha

Ligji për arsim të lartë do të pësojë ndryshime të mëdha, do të bëhet riorganizim dhe në vend të Agjencisë për cilësi në arsim të lartë do të ketë Bord për akreditim dhe evoluim, i cili do të jetë me rregulla dhe parime krejtësisht ndryshe, theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

“kjo me siguri do të kontribuojë për rritjen e cilësisë së arsimit. Për Këshillin nacional konsideorjmë se edhe më tej duhet të ekzistojë dhe i kontraktojmë ingerencat e tij dhe të institucioneve tjera, siç është Ministria e Arsimit dhe Shkencave (MASH), Këshilli i akreditimit dhe të gjitha tjerat”, tha Janevska në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve para fillimit të takimit të sotëm punues me kryetarin  e Sindikatës së pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHKP).

Precizoi se në përgatitjen e ligjit të ri krahas eksprttëve të MASH-it janë përfshirë edhe përfaqësues nga të gjitha universitetet shtetërore dhe private.


“Kemi formuar një organ të përkohshëm ad hok që duhet të punojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë. Kemi kërkuar që të gjitha universitetet private dhe shtetërore të delegojnë përfaqësues atje. Në organ janë profesorë, dekanë, rektorë dhe vetë ata pa pjesëmarrjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë formuar grupe pune për të punuar në ligjin për arsimin e lartë dhe kanë punuar në kapituj të veçantë. Natyrisht që atje duhet të ketë dhe ka përfaqësues të MASH-it. Tani po mbarojnë zgjidhjet për nxjerrjen e ligjit të ri, i cili kur të jetë gati do të shkojë në një debat më të gjatë publik dhe jo vetëm 20 ditë në ENER. Do ta dorëzojmë në të gjitha universitetet dhe do ta lëmë për një periudhë më të gjatë të diskutimit publik elektronik, do të organizojmë edhe një diskutim publik me prezencë fizike, pas së cilës do t’i analizojmë dhe përmbledhim rekomandimet nga punonjësit e arsimit të lartë dhe pastaj do të dalim me një version përfundimtar”, tha Janevska.

E pyetur sa nga studnetëlt që kanë marrë bursa studimi në universitetet prestigjioze jashtë vendit që nuk janë kthyer në vend pas përfumdimit të studimeve, e kanë kthyer bursën, tha se asnjë nuk e ka bërë këtë për shkak të kushteve të këqija në marrëveshjen e nënshkruar për bursa me shtetin.

“Asnjëri prej tyre nuk ka kthyer sepse marrëveshja ishte e tillë që nuk lejonte zbatimin përfundimtar të saj. Nëse duhet të kthesh dhjetëfishin e asaj që të ka dhënë shteti gjatë gjithë jetës dhe të kthesh një të tretën e rrogës, pavarësisht se ku je i punësuar dhe sado pagë të jetë, nuk mund ta arrish këtë. Për këtë arsye kemi bërë që ndryshimet në kontratë të jenë realiste, të kthehet ajo që është investuar, por edhe t’i obligojmë që të qëndrojnë më gjatë në vend dhe të transferojnë njohuri edhe nëse janë jashtë vendit”, deklaroi Janevska.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori