Margarita Kadriu, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e 5-të, ka publikuar një libër të ri të fuqishëm dhe frymëzues të titulluar “Kthimi i faqes pas goditjes në tru: Shansi i Dytë”.
Libri i punës është një burim gjithëpërfshirës i krijuar për të ndihmuar individët që kanë pësuar goditje në kokë dhe si pasojë kanë afazi—çrregullime të të folurit, që dëmton aftësinë e një personi për të komunikuar në mënyrë efektive. Libri është i pari i llojit të vetë për afazinë në gjuhën shqipe.
Afazia shkaktohet nga dëmtimi i trurit, siç është goditja në kokë ose dëmtimi traumatik i trurit, dhe mund të ndikojë në aftësinë e një personi për të folur, kuptuar gjuhën, lexuar dhe shkruar.
“Znj. Kadriu, e cila para 5 viteve edhe vetë ishte viktimë e një goditje në tru, si pasojë e gjendjes së saj shëndetësore, iu shfaq afazia dhe hemiplegjia e djathtë (paralizë e anës së djathtë të trupit). Përmes rrugëtimit të saj personal të rimëkëmbjes, Kadriu kuptoi nevojën për mjete të specializuara për të ndihmuar të tjerët të kapërcejnë sfidën e dëmtimit të gjuhës dhe të rifitojnë aftësinë e tyre për të komunikuar”, thuhet në njoftim.
“Afazia ishte një përvojë e hidhur për mua, jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht. Një gjë është të humbasësh aftësinë për të folur, por tjetër gjë të ndihesh e izoluar sepse nuk mund të lidhesh me botën që të rrethon…Unë e kam botuar këtë libër pune si një udhërrëfyes dhe një mesazh shprese për ata që po ecin në këtë rrugë të vështirë. Ai përmban ushtrime që më ndihmuan të rifitoj fjalorin tim dhe të lidhem me ata që dua”, shtoi tutje Kadriu.
Përveç ushtrimeve praktike, libri ofron një rrëfim thellësisht personal të përvojës së Margarita Kadriut me afazinë.
Ajo ofron një autobiografi të shkurtër që përshkruan goditjen në tru dhe betejën e saj të vazhdueshme me afazinë.
Ushtrimet dhe teknikat që ajo përdori për të rikuperuar janë përshkruar me kujdes në librin e punës, me synimin për të fuqizuar të tjerët që përballen me pengesa të ngjashme. Libri i punës është krijuar për njerëzit në faza të ndryshme të rikuperimit, nga ata që kanë filluar të rimësojnë aftësitë bazë të komunikimit deri tek ata që punojnë për të përmirësuar të folurit e tyre.
Nëpërmjet këtij libri, Margarita Kadriu jo vetëm ka treguar historinë e saj, por ka hapur një derë për shërim për shumë njerëz që janë ndjerë pa zë në luftën e tyre me afazinë.
Libri “Kthimi i faqës pas goditjes në tru: Shansi i Dytë” , është tani i disponueshëm për blerje dhe mund të gjendet në librari. Për shtypjen e këtij libri është përkujdesur Shtypshkronja “Dukagjini”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit