LAJMI I FUNDIT:
Gjilani -5° clearsky_night

Kuvendi nuk e procedon kërkesën e kryetarit Hyseni për futjen në rend dite të buxhetit 2025 dhe ndërrimin e destinimit të fshatit social

Kuvendi nuk e procedon kërkesën e kryetarit Hyseni për futjen në rend dite të buxhetit 2025 dhe ndërrimin e destinimit të fshatit social

Kuvendi Komunal në Gjilan ka mbajtur sot seancën e parë të rregullt për vitin 2025, dhe si rrjedhojë nuk i ka procesuar kërkesat e kryetarit Hyseni për futjen në rend dite të buxhetit 2025 dhe ndërrimin e destinimit të fshatit social.

Kërkesa këto të cilat sërish nuk morën mbështetjen e shumicës, pasi partitë opozitare (LDK, PDK, Vatra), të cilat e përbëjnë shumicën në Kuvendin Komunal, votuan kundër, nën arsyetimin se nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.

Në këtë seancë, është diskutuar edhe rreth klasifikimit dhe riciklimit të mbeturinave, me inicim të asambleistit Ismajl Kurteshi, për përmirësimin e gjendjes në këtë aspekt, ku është miratuar një Komision prej pesë anëtarëve për të nxjerrë një raport me rekomandime për të dalë nga kjo gjendje e rëndë.


Po ashtu, Kuvendi, ka miratuar edhe kërkesën e komisionit të bursave për ndarjen e mjeteve shtesë në vlerë prej 17.000 euro për shtatë bursistë.

Gjithashtu, Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e kryesuesit Kushtrim Kadriut, ka miratuar raportet e punës së komiteteve për vitin 2024, planet e punës së komiteteve për vitin 2025, raportin e komisionit për emërtimin e rrugëve, të cilin e ka paraqitur Blerim Haziri (VV), kërkesën e NPL Stacioni i Autobusëve për mbështetje financiare në shumën prej 207 mijë euro për shkak të vështirësive të funksionimit pas fillimit të punimeve aty deri në përfundimin e këtij projekti, të cilën e ka prezantuar drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Burhan Isufi, sikurse edhe kërkesën e Shoqatës së Invalidëve të Luftës për mbështetje ndaj një veterani të cilit i është rrënua shtëpia.

Ndryshe, kuvendi ka shtyrë për një seancë tjetër kërkesën e qendrës për hulumtim dhe zhvillim për mbështetje financiar për Universitetin e Preshevës, diskutimin rreth kontratave mbi vepër, kërkesën për bashkëpunim ndërkomunal me Kosmunën e Gostivarit dhe raportin e punës të Komisionit për dhënien e titujve të nderit, mirënjohjeve dhe shpërblimeve. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Kalo në kategori