LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 8° clearsky_day

Veteranët dhe Komuna e Prizrenit kujtojnë sakrificën për liri dhe pavarësi

Veteranët dhe Komuna e Prizrenit kujtojnë sakrificën për liri dhe pavarësi

Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në bashkëpunim me Komunën Prizrenit kanë organizuar koktej për të përkujtuar të rënët për liri.

“Në këtë ditë të veçantë kombëtare, Kryetari Shaqir Totaj vizitoi edhe degën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, të cilët kishin organizuar koktej solemn për t’i përkujtuar dhe nderuar të rënët në luftën e lavdishme, aktivitet i cili ishte moment reflektimi për sakrificën sublime të dëshmorëve dhe ruajtjen e kujtesës kombëtare”, thuhet në njoftimin e Komunës, raporton Telegrafi.


Aty theksohet se Totaj ka vlerësuar si të nevojshme takimet e tilla në ditë feste.

“Përkushtimi dhe angazhimi për të ruajtur vlerat e luftës mbetet detyrë e përbashkët dhe përkujtime të tilla forcojnë unitetin dhe frymën patriotike ndër breza. Lavdi!”, është shprehur Totaj, thuhet në njoftim. /Telegrafi/